Ajo është vetëm 20 vjeçe!
Studente e vitit të 2-të, e Universitetit të Gjuhëve të Huaja, dega Anglisht. Xhenifer Deda e lindur në rrethin Lezhë është cilësuar gjithmonë si një nxënëse shembullore dhe me sjellje shumë të mirë.
Tipi i saj i qetë dhe natyra e ndrojtur përballë realitetit të furtunshëm, e kanë mbajtur larg çmëndurive dhe gabimeve të moshës. Që në moshë të vogël, Xheni mendonte të ecte përpara në jetë për tu bërë kështu një krah ndihme ndaj familjes së saj.
Ndryshe nga moshatarët e saj që verën e kalun nëpër plazhe e resorte, Xheniferi zgjodhi të punonte si recepsioniste në një nga komplekset më të mëdhenj në veri të vendit. Situata politike me të ardhurit nga Afganistani, bëri që shumë afganë të vendosen në resortin ku ajo punon. Vajza nga Lezha ka një dashuri shumë të madhe për fëmijët dhe pikërisht kjo dashuri e kishte bërë atë të ndërmarrë një iniciativë të veçantë. Me fëmijët e sapo ardhur nga Afganistani, Xheniferi ka krijuar një mini klasë të vogël, ku është vetë ofruar t’ju mësojë atyre nëpërmjet anglishtes, gjuhën shqipe.
Kështu ata do të mësojnë gjërat bazë për të shprehur nevojat e tyre. Kjo është një lehtësi për ta dhe do ti ndihmojë të përshtaten me realitetin e ri. Gjuha është një mjet komunikimi i domosdoshëm, ndaj dhe studentja 20-vjeçare e mori këtë iniciativë të madhe. Këtë gjë ajo e bëri të përditshme në vendin e punës dhe i kishte rënë në sy menaxherit të resortit. Inisiativa e saj e kishte bërë atë ti krijonte një klasë të përshatshme për mësimdhënie, e pajisur me mjetet bazë, siç janë dërrasa e zezë dhe ambjenti që i ngjason shumë një klase.
Xheniferi është mjaft e kënaqur me pjesmarrjen dhe dëshirën e fëmijëve afganë për të mësuar shqip, pasi ata po përparojnë çdo ditë me gjuhën shqipe dhe kanë shfaqur interes. Ajo ka ndërmend ta ndërpresë iniciativën e saj. Ajo shprehet se çdo ditë merr shumë dashuri dhe mirënjohje nga ata.
Një shembull për tu duartrokitur dhe për tu ndjekur!
Darling. al