Startoi sot në Top Chanel sezoni i ri i Përp’puthen!
Dita e sotme ju dedikua kryesisht prezantimit të disa prej personazheve të cilët pritet të pushtojnë jetën publike në muajt vijues.
Tetë djem dhe një vajzë u bënë sot pjesë e studios, të cilët spikatën me karakteristikat e tyre. Një hyrje ndryshe e djemve, pa klipe, por me thënie dedikuar vajzave, ishte një mënyrë e gjetur për të tërhequr vëmendjen. Ndonëse programin më të ndjekur shqiptar e kanë shoqëruar pikëpyetje të shumta përsa i përket vërtetësisë, fakti se numëron mbi 600 milion klilime tregon interesin e publikut. Djem interesantë, me profesione të ndryshme dhe të kuruar në paraqitje u përpoqën të na bindnin se ishin aty për të gjetur dashurinë e jetës. Edhe vajza e parë e prezantuar, Ritvana rëndësinë më të madhe ja dha synimeve që i kishte vënë vetes në fushën profesionale.
Duhet theksuar që Për’puthen është një ogur i mirë përsa i përket hapjes të shumë dyerve në jetë. Ndryshime të menjëhershme presim të shohim te personazhet në vazhdim, gjë që e kemi parë dhe sezonin e kaluar.
Suksese dhe pas të gjitha dramave që do të krijohen, urojmë të ketë dhe dashuri!
-Denzel Koci
-Argjend Rraci
-Jurgen Boduri
-Eduart Kuci
-Julian Cela
-Markeljano Peti
-Bajo Qamo
-Bruno Shemsho
-Ritvana Fetahu
Darling.al