Mbrëmjen e kaluar Lindita akuzoi në mënyrë të djetëpërdrejtë Azemin se ka pëlqim për të.
“Rri me minuta të tëra duke më parë”, u shpreh Lindita. Një gjë të tillë Azemi e mohoi në mënyrë kategorike duke i thënë vetëm se i ka pëlqyer këngët.
Kjo akuzë bëri që të reagojë edhe Gania i cili është shprehur:-Unë mendoj se Linda po e shfrytëzon pak situatën, ty motra jem ka pasur mundësi të ti lëshojë sytë aty këtu, por dashuri nuk ka, kjo është fake.
Këngëtarja është përfshirë edhe në një debat me Bleron të cilin e ka akuzuar se kur ka qenë i martuar ka insistuar të ngjitet në dhomën e saj të hotelit.
“Kam punuar te emisioni i Teuta Krasniqit para 13 vitesh, Blero më ka sjellë te hoteli ku rrija pas mbrëmjes që i patëm xhirimet. Ka insistu si burrë i martum që po flet për martesën time, ka insistu me ardhë nat te dhoma e V… hotel, e man mend ti shumë mirë. Ka thanë a mujna me pi ka 1 gotë verë dhe me nejt pak bashkë te dhoma e hotelit. Me kon je aty? It’s the absolute truth dhe unë betohem për zotin e madh”, ka qenë ajo çfarë Lindita ka shprehur natën e prime-t duke e akuzuar Bleron se është xheloz për faktin se ajo po realizonze një këngë të re brenda shtëpisë së Big Brotherit.
Nga kjo deklaratë Blerando ka shpërthyer në të qeshuea nfërsa Blero ka mbetur i shokuar dhe ka thënë se kjo gjë nuk është aspak e vërtetë. Kanë reaguar edhe banorë të tjerë të cilët shumë prej tyre kanë qenë të mendimit se nuk duhen përmendur persona nga jashtë.
Pakënaqësi Lindita krijoi edhe me Ledin dhe Monikën pasi e imitoi këtë të fundit për reagimin që pati, kur në shtëpinë e Big Brother i mbërriti droni nga e bija.
Darling.al