Këngëtarja Enca po i shijon ditët e fundit në Amsterdam.
Ajo e ka shprehur dhe më herët se kryeqyteri i Hollandës është një nga vendet e saj të preferuara. Para pak kohësh policia e Tiranës bëri arresrimin e saj pasi në banesën ku jetonte ju gjetën 5 vazo të mbjellura me “kanabis sativa”.
Ndonëse lirinë e fitoi me mbrojtjen e avokatëve të saj të cilët deklaruan se vazot i kishte mbjellë thjeshtë për kuriozitet, nuk ishte shumë e besueshme.
Enca edhe më herët e ka pranuar se është përdoruese e “marijuanës”, madje e ka bërë dhe pjesë të këngëve të saj.
Më në fund ajo ndihet e lirë dhe pikërisht në Amsterdam këngëtarja duket se ka një cigare të ndezur në dorë, të cilën e ka mbuluar me një emoji të karrotës. E sigurtë është që atje nuk e arreston njeri.
Darling.al