Po qarkullojnë në rrjet disa foto të Argjendit me një vajzë tjetër.
Ndjekësit sigurisht që janë bërë kuriozë për të ditur se kush është. Stafi i Darling.al nisi hulumtimet dhe rezultoi se djali nga Kosova ka qenë në një marrëdhënie me vajzën në fjalë.
Çfarë marrëdhënie, u bëmë më shumë lëmsh!
Ne kemi siguruar disa foto që të lënë vend për dyshime. Puthje, ledhatime, afërsi e tepërt. Po, e lexuat mirë! Por të qartësojmë se vajza në fjalë është këngëtare italiane, me emrin Monica dhe në një nga klipet e saj ka patur imazh 27-vjeçarin Argjend Rraci.
Në klip ata shfaqen shumë të afërt duke realizuar edhe puthje. Videoklipi titullohet “Amami” dhe ekskluzivisht sjellim foto të shkëputura prej tij. Nuk e dimë nëse marrëdhënia e tyre ka qenë thjesht profesionale apo edhe më tepër. Një gjë është e sigurt, që për konkurentit do të jetë një nga kujtimet më të bukura të jetës.
Gjithçka ka qenë është e kaluar dhe i vetmi impenjim aktual i Argjendit është gjetja e dashurisë në Për’puthen.
Darling.al