Ata janë 2 nga djemtë më të komentuar të programit.
Fillimisht u duk se mes tyre do të kishte rivalitet për shkak të protagonizmit, por na e vërtetuan që jo. Argjendi dhe Eduardi janë miq të mirë, të cilët i bashkon fakti që vijnë të dy nga Kosova, të dy të rritur jashtë dhe të dy simpatikë.
Pikërisht nga një foto e postuar nga vetë Eduardi dhe Argjendi, nisën disa dyshime. Të dy djemtë janë në ashensor dhe krahas fotos, Edi ka shkruar: Përshëndetje kojshi.Të njejtën gjë ka bërë edhe Argjendi, duke i bërë reposte, story-s.
Pra mesa kuptojmë ata jetojnë në të njejtën rezidencë në Tiranë, për shkak të xhirimeve të emisionit. Të dy po komentohen në lidhje me marrëdhëniet e ndërtuara me vajzat dhe kanë fituar shumë ndjekës në rrjetet sociale.
Darling.al