True Kapo, e dini se për kë është fjala sigurisht!
Këngëtari shumë i dashur, Capital T ka publikuar para disa ditësh këngën e tij më të re të titulluar “ Valle” . Si të gjitha këngët e rreperit të suksesshëm, ajo u kthye menjëherë në hit. Duket që ai ka punuar shumë duke ndërthurur rrepin me motive folklorike dhe sigurisht vallja e shotës aq e dashur është qershia mbi tortë.
Capital T njihet për stilin e tij të vecantë dhe për trendet e reja që sjell me look-un e tij.Por çfarë ka ndodhur këtë herë me djalin nga Prishtina? Ai shfaqet në klip me maskë të bardhë.Pooor, na vjen keq Trim, je pak me vonesë! Këngëtari i rrymës Hip-Hop, Bivak, videoklipet e tij ka vendosur ti realizoje me një maskë portokalli duke mos treguar identitetin.
Nuk e dimë nëse Capital T e ka imituar atë apo ka qenë thjeshtë një rastësi dhe dëshira për të ngjarë misterioz!Ajo që dimë ne është se kënga, klipi dhe stili i tij është thjesht WoooW.
Suksese në vazhdim Trim.
B.K/ Darling.al