Duket se mes Heidit dhe Romeos po lind dipka e bukur.
“Ne kemi një pëlqim, po njihemi dhe po e marrim shtruar. Kemi një qëndrim racional.
Kam frikë. E kam jetën time në Itali, ky është këtu edhe nuk e di. Nëse bëhet serioze duhen parë gjërat edhe jashtë”, u shpreh Heidi në dhomën e rrëfimit.
“E vetmja gjë që më pengon mua, janë këto muret”, tregoi Romeo.
“Nuk dyshoj te romanca, por më duket ngaqë Romeo e njeh median dhe kameren dhe e di sa pëlqehen historitë rozë, thotë ta marrim shtruar se këtu jemi ne. Se për shembull skena te pishina nuk është shumë larg puthjes”, ishte opinioni i Arbër Hajdarit.
“Ata do ta cënojnë njëri-tjetrin siç u cënua Lisi. Si në jetën reale këto janë disa kosto që nuk i evidentojmë dot. Mua më duket sikur këta të dy kanë lindur bashkë. Nuk e di a e ndjen dikush tjetër si unë, por kur ju shoh bashkë më bëni të dua të dashurohem. Por, Romeo je bërë një arush emocionesh. Unë Heidin e njoh, është “snajper”, nuk jam e sigurtë. Ku ndryshon ajo që ke patur me atë që ke sot me Romeon?” E pyeti Ori Heidin.
Darling.al