Prej vitit dymijë e katërmbëdhjetë, Orkidea Latifi, Kida është pjesë e industrisë muzikore shqiptare.
Ajo jeton në Prishtinë, vend ku ka zhvilluar karrierën muzikore dhe pas videoklipit “Murder” numëron dhjetra këngë, disa prej të cilave janë hite që dëgjohen ende.
“On air”, “Rikthejm na”, “M’ki rrejt”, janë projektet që e bënë Kidën të dashur dhe të dëgjuar për publikun shqiptar.
Bashkëpunimet e suksesshme kanë qenë gjithashtu një vulë suksesi për njëzet e tetë vjeçaren. Me Mozzik “Premtimet”, Xhensila Myrtezajn “Uh Baby”, Ledri Vulën dhe Butrint Imerin “Dale”. Kanë qenë vetëm disa prej bashkëpunimeve të suksesshme të këngëtares energjike dhe me stil të veçantë.
Sa i përket jetës private, Kida është treguar gjithmonë e rezervuar.
Burime për Darling.al kanë treguar se këngëtarja prej kohësh është në një marrëdhënie dashurie me një djalë të Luginës së Preshevës, i cili jeton në Dubai.
Ai quhet Shuajb, për rrethin e ngushtë “Ajbi” dhe prej vitit dymijë e njëzet menaxhon një kompani makinash në shtetin arab.
Është njëzet e nëntë vjeç.
Detajet në postimet e tyre konfirmojnë marrëdhënien të cilën Kida e ka mbajtur larg vëmendjes mediatike.
Darling.al