Ditën e djeshme, moderatorja Roza Lati ka udhëtuar drejt Gjirokastrës, ku është takuar me fëmijët jetimë të atij qarku.
Ky takim nuk ishte i rastësiahëm, por Roza e vogël me zemër të madhe, kishte blerë mjetet shkollore të këtyre fëmijëve duke qenë se startojnë vitin e ri mësimor. Përballë këtyre situatave, vajza e aktores së njohur Rita Lati, ka treguar se është shumë e ndjeshme. Gjithçka çfarë ka bërë dje, nuk i ka mjaftuar.
Ajo ka ndërmarrë nismën e veçantë, për t’ju dhuruar këtyre fëmijëve buzëqeshje në fundvit. Në instagramin e saj, Roza ju ka bërë thirrje të gjithëve që të dhurojnë diçka. Kështu fëmijët jetimë do të kenë një fundvit plot ngjyra. Grumbullimi ka nisur që tani.
Një Bravo e madhe për Rozën!
Darling.al