Një burrë ka vrarë gruan e tij në Pejë.
Rasti ka ndodhur afër stacionit të policisë ne Pejë, te qendra zejtare.
“Sot rreth orës 08:15, Policia është informuar se në rrugen Bill Clinton në Pejë, ka ndodhur një rast, Policia menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjës gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilet kanë konstatuar vdekjen e viktimës ( femër), i dyshuari këtij rasti është arrestuar dhe ndodhet ne objektet e Stacionit Policor në Pejë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Dyshohet se Gjyljeta Ukelli është vrarë me armë zjarri nga burri i saj Edmond Lajçi.
Gruaja e vrarë, Gjyljeta Ukelli ka lënë tre fëmijë, një djalë dhe dy vajza. Ukelli, punonte asistente në një klinikë stomatologjike në Pejë.