“Show i së premtes” do të titullohet programi më i ri i Radio Televizionit të Kosovës, të cilin do ta drejtojë Adelina Ismajli.
Një talent show që fton të rinjtë të cilët aspirojnë fushën e muzikës të bëhen pjesë. I përngjashëm me formatin shqiptar të “Etheve të së premtes”, fton të gjithë ata që janë mbi 16-të vjeç, pjesë e shkollës së muzikës, të dërgojnë një video duke kënduar një këngë në gjuhën shqipe.
Qëllimi i këtij talent show do të jetë promovimi i këngëtarëve të rinj. Pra mund të themi se Adelina Ismajli po “kosovarizon” talent show-n shqiptar.
Darling.al