Një sondazh i bërë në rrjetin social “Instagram” nga darling.al_media, ku morën pjesë rreth një mijë votues, nxorri si hitin e verës 2021 këngën “Dale”.
Bashkëpunimi i suksesshëm mes Butrint Imerit, Kidës dhe Ledri Vulës numëron mbi dyzet e pesë milion klikime në you tube. Ndonëse dhe kënga “Mi Amor”, bashkëpunim mes Noizyt dhe Dhurata Dorës ishte mjaft e pëlqyer, nuk ja doli të kryesonte. Duhet theksuar fakti që “Mi Amor” u publikua shumë më vonë se “Dale” dhe kjo është një nga arsyet se përse nuk përafrohen në klikime. Të dyja këngët kanë sukses të ndryshëm duke qenë se njëra u bë hit në “Tik-tok”, Mi amor” dhe tjetra “dogji” dynjanë me fjalinë e famshme “hajde tash ti ha sytë unë ty”, “Dale”.Një opsion në sondazh ishte dhe “nuk vendos dot” të cilin e klikuan mbi 200 njerëz. Por avantazhi i këngës “Dale” ishte rreth 200 vota.
Pa diskutim të dyja janë këngë mjaft të realizuara dhe bashkëpunime të suksesshme pasi protagonistët janë in-i i momentit në muzikën shqiptare.
Darling.al