Shumë dashuri, miqësi u shkatërruan që në lëkundjet e para të sfidave të jetës. Ndonëse tek ndjenjat përçuara nga ekrani nuk besojmë kurrë plotësisht, fama duket se ka prekur edhe miqësitë. Bëhet fjalë për Arsimin dhe Erin, të dy të bërë të njohur nga emisioni aq i diskutuar “Për’puthen”. Djemtë që publikisht kishin deklaruar që janë më tepër se shokë (vëllezër), nuk janë më të tillë. Një krisje mes tyre ishte vënë re dhe më herët, por arsyeja nuk u zbulua kurrë. Tashmë ata i kanë dhënë fund miqësisë duke ndërprerë çdo lloj komunikimi. Mesa duket kjo nuk është një periudhë e favorshme për Arsimin, pasi pak ditë më parë i dha fund lidhjes me bukuroshen 20 vjeçare me të cilën dilte prej muajsh. Nuk dihet nëse ndodhitë e fundit kanë lidhje me njëra-tjetrën, por përgjigjen shpresojmë ta marrim nga djemtë. Kujtojmë që para pak kohësh ata publikuan klipin “Columbiana”, i cili u prit mjaft mirë nga publiku.
Darling.al