Turizmi në Shqipëri u rrit me 15 % nga viti i kaluar.
2023-shi ka patur numrin më të lartë të turistëve të ardhur ndonjëherë në Shqipëri. 3.4 milion shtetas të huaj vizituan vendin tonë.
Përveç bukurive natyre, qyteteve historike, bregdetit, me çfarë u hasën tjetër këta turistë? Pa diskutim me infrastrukturën e rënduar, komunikacionin rrugor, çmimet e larta, problemet me “booking”.
Kujtojmë që turizmi është një nga pikat kyçe të ekonomisë në të cilën duhet të investohet më shumë dhe të krijohen politika nxitëse, kushte për të rinjtë që të jenë pjesë e tregut të punës, marketing i mirë etj.
Mund të bëjmë më mirë se kaq!
Darling.al