Sara dhe Bardhi kanë shkëmbyer puthjen e parë mbrëmjen e djeshme, duke u kthyer në çiftin e dytë që zyrtarizohet brenda Shtëpisë së Big Brother VIP këtë edicion të tretë.
Megjithatë pas puthjes nuk kanë munguar as ngacmimet e banorëve, ndërsa Meri duke ‘i qarë hallin’ Bardhit, e vuri më në siklet.
“O boo, shife atë u shkri… O Bardhi, për Zotin ik futi ndonjë dush dhe fli me Meritonin”– i tha Meri, koment të cilit këngëtari i replikoi duke thënë: “Jam duke bërë dush 7 herë në ditë… plus pishinë.”
Por diçka nuk ka shkuar mirë.
Banorja është mërzitur për një reagim të Bardhit, që më pas u kthye në diskutim nga të tjerët.
Sara ka shkuar në shtratin ku qëndronte banori dhe i ka kërkuar të mos bëjë më shaka, e më pas ka përmendur faktin që nuk e ka pyetur fare gjatë ditës.
“Nuk e di çfarë ke pasur, nuk më the gjë”, u shpreh Bardhi, gjë që acaroi më tepër Sarën, e cila u largua menjëherë.