Arbenita dhe Fero veç problemeve me drejtësinë, duket se do të kenë edhe një gjyq publik të cilin e kanë vazhduar me postime në Instastory.
Ishte Arbenita e para që reagoi duke thënë se beson në drejtësi.
Kaq ka mjaftuar që nga ana tjetër Fero ta akuzojë drejtëpërdrejtë modelen si nënë jo të kujdesshme dhe keqpërduruese të besimit të tij, sa i përket karrierës.
Në një story tjetër, rreperi falenderoi publikisht të ëmën për kujdesin që tregon çdo ditë ndaj vajzës së vogël, Nina.
Kujtojmë që Arbenita dhe Fero janë prindër të rinj, të cilët u përfolën shpesh për kriza në çift. Modelja u diskutua për një flirt të mundshëm me futbollistin Neymar, ndërkohë që ishte në një marrëdhënie me Feron.
Ndërsa nga ana tjetër, rreperi është parë shpesh të përdorë gjuhë dhe gjeste abuzive ndaj modeles, deri sa arritën te denoncimi.
Darling.al