JK Rowling, (Joanne Kathleen Rowling, lexo: Xhoan Kethlin Rouling), lindi në 31 korrik të vitit 1965 në Bristol.
Gjatë një fjalimi për nisjen e Harvardit, autorja e Harry Potter J.K. Rowling tregoi rëndësinë dhe vlerën e dështimit. Pse? Sepse edhe ajo dështoi dikur.
![](https://darling.al/wp-content/uploads/2023/07/ONEGX6OIQRFDXFKOLBLLCF2OGU-1-300x242.jpg)
Disa vite pasi mbaroi kolegjin, Rowling-ut iu realizuan makthet e saj më të këqija. Martesa e sapokurorëzuar u shkatërrua, ishte e papunë, prind i vetëm, e pa strehë dhe shumë e varfër, në një vend kaq modern dhe të pasur sa Britania e Madhe.
![](https://darling.al/wp-content/uploads/2023/07/JK-Rowling-lisant-Harry-Potter-300x160.jpg)
Tejkalimi i këtij dështimi, më e fortë dhe më e vendosur, ishte çelësi i suksesit të saj.
Darling.al