Aleandra Alliu, tregoi ekskluzivisht për Darling.al rreth elsperiencës së saj në Për’puthen.
Zhgënjimet, paktet për hir të show-t, përjetimet dhe planet e Leas i zbuloni në intervistën e mëposhtme. A është në një njohje dhe planet e për të mos ju larguar televizionit, vajza nga Elbasani i ka zbuluar për Darling. al.
-Si ndihesh pas eksperiencës në Për’puthen?!
Pas eksperiencës në për’puthen ndihem më e pergjegjshme për veprimet e mia dhe më e pjekur, në aspektin që i peshoj fjalët që them.
– Kush të zhgënjeu më shumë, konkurentët apo produksioni?!
Më e zhgënjyer jam me konkurentët, )normal jo me të gjithë) se deri ku arrinin me ligësitë e tyre për të perfituar nga rasti dhe për tii shfrytëzuar në favor të tyre, që të dalin sa më mirë vetë pa menduar se si do ndihesha un.
– A arrite ta tregoje Lean 100% ?!
Nuk arrita të tregoj as 10% të Leas sepse rrjedha e gjërave më bëri që të dal nga vetja dhe të mos e tregoj se kush jamun në të vertetë.
– Çfarë fitove nga ajo eksperiencë?!
Nga kjo eksperiencë kuptova që si fillim më e rëndësishmja është të mendosh për veten tënde dhe më të mirën e vetes tënde në rradhë të parë.
Edhe se askush perveç familjes tënde nuk ta do të mirën.
-Cilat janë planet e tua televizive pas Për’puthen?!
Planet televizive? Hmmm (mendohet), mendoj që vetëm kur të më shikoni , ta mbaj pak sekret.
– A je në njohje me dikë?!
Për momentin nuk jam në njohje me askënd, mendoj se akoma nuk është shfaqur i duhuri per mua.
– Cili është mesazhi yt për moshatarët dhe ndjekësit në përgjithësi?!
Mesazhi im është të mundohen sa më shumë të krijojnë pavarësinë e tyre si dhe
të njohin veten në shumë aspekte.
– A ke bërë ndonjë pakt me produksionin për hir të show-t televiziv?!
Jo kurrë s’kam bërë pakt.
E para se nuk më është kërkuar ndonjëherë dhe e dyta se aty është çdo gjë reale dhe ske për çfarë bën pakt.
-A je penduar për penduar për eksperiencën në Për’puthen?!
Jo aspak.
Përkundrazi.
Unë ndihem mire që mora pjesë në një reality show te tillë. Është një nga emisionet më të ndjekura.
-Çfarë nuk arritëm të shikonim dhe kuptobim te Lea?!
Nga Lea ju nuk keni parë dhe kuptuar asgjë.
Në qoftë se do të më jepet mundësia që të njihnit jam e sigurtë se çdokush do të donte një Lea në shoqërinë e vet.
Unë jam shumë mirëkuptuese, e drejtëpërdrejtë dhe sidomos bëj shumë për dikë që është pjesë e jetës time, por nk e di se sa u kuptua kjo gjë në për’puthen.
Darling. al