Me datë 15/8/2022 në orën 19:00 në “Shtëpinë e Kulturës”, Preshevë, do të mbahet premiera e filmit Temas.
Ky projekt është realizuar nga Azem Halimi, ish konkurent i Për’puthen. Filmi me metrazh të shkurtër mbi të cilin djali nga Presheva po punon prej muajsh, tregon jetën e një emigranti dhe dëshirën për tu kthyer në vendlindja.
Para pak ditësh Azemi ka publikuar trailerin në kanalin e tij të youtube, ku ka arritur mbi 2 mijë klikime. Duke qenë se projekti është realizuar në Preshevë, premiera e tij do të mbahet atje. Pjesmarrjen në Premierë e kanë konfirmuar figura të njohura publike si Arjan Konomi, Hysen Ramaj, etj.
Ish konkurentët e Për’puthen bashkë me Olsa Muhametin i kanë uruar publikisht suksese Azemit.
Stafi i Darling. Al i uron suksese në projektin e tij të parë pas Për’puthen.