Nuk ka qenë aspak e zakontë situata e krijuar mbrëmjen e Prime-t në emision.
Kur dy ish partnerë u bënë pjesë e të njejtit format, (për të gjetur dashurinë) tingëlloi çuditshëm. Ndonëse u tha se gjërat ishin mbyllur mes tyre, nuk rezultoi aspak ashtu. Protagonistët treguan se kanë patur komunikim gjatë emisionit dhe se Hyseni pretendonte për një rikthim.
Nga ana tjetër, Alvisës e cila është shprehur se ka një pëlqim të fortë për Bashkimin, ju publikuan telefonatat ku pohonte se në Për’puthen ishte për famë dhe lojë. Fillimisht e cilësuam si një ndjenjë xhelozie nga ana e Hysenit, por rezultoi që në këtë histori të kishte dhe situata të tjera, më të thella.
Hyseni e akuzoi në mënyrë direkte për tradhëti me Bashkimin. Alvisa ka kërkuar largimin e saj nga emisioni, për shkak se sipas saj është kërcënuar dhe shantazhuar nga Hyseni.
Pa dashur ne u bëmë pjesë e historisë së tyre. Vajza nga Vlora foli publikisht për dhunë psikologjike, fizike dhe vështirësi të shumta në kohën që kishte bashkëjetuar me partnerin. Të gjitha këto, Hyseni i mohoi. Nga debati i ashpër kuptuam se të dy janë fajtorë.
-Kur një lidhje nuk shkon, duhet ta stoposh.
-Për asnjë arsye nuk duhet të pranosh të jesh viktimë as e presionit dhe as e dhunës.
-Bëhu inspirim për veten dhe vajzat e tjera.
Mos luaj me ndjenjat e tua dhe të bësh show me historinë tënde të dashurisë. Sa e çuditshme, aq edhe komplekse kjo histori nuk na surprizoi shumë, për faktin se Përputhen është akuzuar për skenare dhe jo përmbajtje të formatit.
Akuzat, tonet e larta, presionet, inçizimet dhe përndjekjet, janë shqetësuese dhe të dënueshme. Ne shqetësohemi për gjithçka ka kaluar Alvisa, atë që po përjeton familja e saj në këto momente.
Ama duhet ta masësh b***ën mirë kur je para një publiku që është lodhur nga fallciteti dhe fakti që i trajtojnë si injorantë.
Darling.al