Ishte viti 2018 kur Cardi B dyshohet se ka sulmuar një roje sigurie në një ndërtesë të zyrës mjekësore.
Sipas dokumentave të gjykatës të siguruara nga Radar Online, Emani Ellis pretendon se Cardi i ka shkaktuar “lëndime në fytyrë” me thonjtë e saj të gjatë dhe më pas ajo duhej të bënte një operacion plastik.
Në dosje bëhej e ditur se:
“Cardi u përkul për ta goditur Ellis në fytyrë dhe trup. Qëllimi i të pandehurit ishte që t’i shkaktonte lëndime paditëses në mënyrë që ajo të mos mund të kthehej në punë. E pandehura madje përdori statusin e saj për të pushuar paditësen nga posti i saj si roje sigurie. E pandehura me anë të kërcënimeve, shtrëngimit, frikësimit, forcës fizike, duke përfshirë sulmin, e pengoi paditësen të kthehej në punë si roje sigurie, gjë që ajo kishte të drejtë ta bënte sipas ligjit. Ky ishte një incident shumë i rëndë që ndodhi më 24 shkurt 2018.”
Kur ndodhi incidenti, Cardi B ishte shtatzënë dhe pretendon se këto veprime ishin për vetëmbrojtje. Sakaq e gjykimit është caktuar më 31 maj.