“Kam has me shqetësime në moshën 21 vjeçare. Vitet 2011-2013. Kam arrit në një pikë jetë a vdekje. Kanë qenë dy vite mizore të shëndetit tim. Nuk e kam lujt kurrë viktimën. Shkoja në shtrat duke qarë nga dhimbjet. Te muzika e gjeja ngushëllimin. Ju thashë prindërve nuk jam tu mujt mo. Pata kalu 3 operime. Mjekt më thanë ke 3 ditë jetë, nëse do me jetu duhet me ju nënshtru një tjetër operimi. Kam pas dhimbje të hatashme, kam marrë morfinë. Prindt nuk kam mujt me i pa. Unë kam raport të ngushtë me mamin. Është burrneshe, shtylla e shtëpisë. Më thotë hala e vogël je. Mami ta mbush çdo boshllek. Më vjen keq që e kam shqetësu. Mami më justifilon dhe më mbron. 50 ditë mos me i taku, besom që është shumë e vështirë”, ka qenë rrëfimi i ndjerë i Vesës e cila më pas është surprizuar nga e ëma e saj.
Darling.al