Një ‘përplasje’ banale ka ndodhur mes Sarës dhe Françeskës për rrobat.
Në një moment Françeska i ka kërkuar Sarës të mbëedhë rrobat të cilat ka dy muaj që i ka lënë në tokë duke e quajtur zhulse.
Kaq ka mjaftuar që vajzat të shpërthejnë në ofendime për higjenën me njëra-tjetrën.
Në një moment kur Françeska ka hyrë në tualet, Sara ka qëndruar pas derës me qëllimin për tu futur brenda, në mënyrë që të dyja të shkojnë në nominim.
Duke u ofenduar vajzat e kanë shtyrë njëra-tjetrën dhe ky veprim ka sjellë ‘zarfin e zi’ në shtëpi, i cili anullonte televotimin dhe ‘dënimi’ nga ‘vëllai i madh’ do të komunikohej sonte.
Për shak të konfrontimit fizik, ‘Big Brother’ përjashtoi Sara Gjordenin nga formati.
Në studio Sara e emocionuar u shpreh se ishte shembulli që agresiviteti dhe implulsiviteti nuk duhet ta fitojnë këtë format dhe për këtë arsye ajo sheh fitues Bardhin.
Darling.al