Një Prime i gjatë ishte mbrëmjen e kaluar në ‘BBVA’.
Ndonëse gjatë ditëve u duk se kishte një krisje mes Heidit dhe Romeos, mbrëmë dyshja sqaroi gjithçka dhe marrëdhënia e tyre është në ‘shinat e duhura’.
Aktorja Egla Ceno i përloti të gjithë me historinë e saj të jetës ku rrëfu vështirësitë ekonomike dhe humbjen e babit. Nëna e saj erdhi për t’i dhënë forcë dhe kurajo.
I eleminuari i mbrëmjes ishte koreografi Albi Nako i cili pati një ‘përplasje’ në studio me opinionistin Arbër Hajdari të cilit i tha se ishte e lehtë të fliste nga kolltuku ku ishte ulur.
Nga një televotim i dytë në të cilin ishin të përfshirë të gjithë banorët, më pak e preferuara e publikut rezultoi këngëtarja nga Kosova, Arta Kabashi.
Thyerja e vazhdueshme e rregullave, ofendimet dhe prekjet fizike dërguan në nominim për të martën Julin, Sarën, Eglën dhe Gazin.
Shtëpisë iu bashkuan tre banorë të rinj.
Influencerja Sara Karaj, aktorja Julia Ilirjani dhe producenti Silver Topalli.
Darling.al