Darling.al
No Result
View All Result
  • Login
  • Home
  • Aktualitet
  • Lifestyle
  • Showbizz
  • Kuriozitete
  • Intervista
  • Opinione
  • More
  • Home
  • Aktualitet
  • Lifestyle
  • Showbizz
  • Kuriozitete
  • Intervista
  • Opinione
  • More
No Result
View All Result
Darling.al
No Result
View All Result

U hodh nga kati i katërt se i publikuan foto intime, reagojnë familjarët e Siborës!

12/02/2024
in Histori Personale, Kryesore, Kuriozitete, Opinione, Showbizz
U hodh nga kati i katërt se i publikuan foto intime, reagojnë familjarët e Siborës!

Viktima Sibora Abedini u hodh nga kati i katërt i tarracës në pallatin ku banonte me qira. Sipas informacioneve të para, shkaku ekstrem i vetë-flijimit të saj ishte publikimi i një fotoje intime në rrjetet sociale nga një 39-vjeçar.

39-vjeçari Altin Çoku, është arrestuar pasi i ka publikuar foto intime një 27-vjeçareje e cila u vetëvra dy ditë më parë.

Lexo Gjithashtu

Reagon nëna e fëmijës së Meritonit: Nuk ekziston në jetën e djalit!
Sara zbulon sekretin prekës: Kam humbur një fëmijë!


Çoku, është një personazh shumë i njohur në TikTok dhe aty ka rrëfyer se foton ia ka marrë një shok në telefon teksa ishin ulur në kafe dhe ka qenë ai që e ka publikuar.

39-vjeçari thotë se ka patur lidhje intime me viktimën dhe se foton e kanë bërë në hotel. Ai pretendon se publikimi i asaj fotoje i ka shkaktuar probleme dhe me bashkëshorten.

Viktima ka qenë e martuar me një shqiptar të Kosovës dhe ishte në proces divorci. Gjatë kësaj kohe, ajo ishte njohur me Altin Çokun.

NJOFTIMI:

I publikoi një foto intime një 27-vjeçareje, e cila për këtë shkak dyshohet se u vetëhodh nga tarraca e katit të katërt dhe për pasojë humbi jetën, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, nisur nga dyshimet e krijuara mbi ngjarjen e ndodhur më datë 10.02.2024, në rrugën “Teuta”, ku u vetëhodh nga tarraca e katit të 4-t, një shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit:

– A. Ç., 39 vjeç, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Ky shtetas dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27-vjeçares, e cila dyshohet se për këtë shkak është vetëhedhur nga tarraca e katit të 4-t dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Familjarët e 27-vjeçares Sibela(Sibora) Abedini, që u vetëvra pasi një foto e saj intime u publikua në rrjetet sociale, kërkojnë drejtësi. Daja i vajzës, ka folur për mediat duke thënë se Altin Çoku është përgjegjës për vdekjen e mbesës së tij dhe kërkon dënimin maksimal për të.

Ai tha se vajza nuk kishte shfaqur asnjë problem ditëve të fundit, edhe pse prej një muaji jetonte në Tiranë te prindërit e saj.

“Nga mbesa ime nuk e prisja këtë akt makabër që ka bërë. Shteti ka vepruar shumë shpejt, është arrestuar personi në fjalë. Nuk e di kush është, as nuk kam lidhje. Në shtëpinë e mamasë vet ka jetuar 1 muaj, është e martuar ka një vajzë dy vjeçe. Ka ardhur nga Kosova te nëna e vet me pushime. Familjarët nuk kanë pasur dijeni për lidhjen, as mbesa e vogël, as vëllai. Nuk ka pasur njeri dijeni. Ajo s’kishte shfaqur asnjë shqetësim. Unë kam ardhur kam pirë kafe. Probleme mund të ketë pasur por nuk i ka shfaqur. Probleme familjare mund të ketë, por jo që ta shtyjë bashkëshorti. Dhëndrin tim e njoh, Me të shoqin s’ka pasur konflikte fare”.

Ndërkohë për fotot e publikuara në rrjetet sociale, ata thonë se s’kanë pasur dijeni dhe se janë të tronditur nga ngjarja. Madje ai thotë se nëse shteti s’jep dënimin maksimal për Çokun, do ta vrasë vetë 39-vjeçarin.

Tags: Altin ÇokuSibora Abedinivetëvrasje

Të Lidhura

Reagon nëna e fëmijës së Meritonit: Nuk ekziston në jetën e djalit!
Histori Personale

Reagon nëna e fëmijës së Meritonit: Nuk ekziston në jetën e djalit!

12/02/2024
Sara zbulon sekretin prekës: Kam humbur një fëmijë!
Histori Personale

Sara zbulon sekretin prekës: Kam humbur një fëmijë!

11/02/2024
Problemet që shfaqen nga fjetja e më shumë se tetë orëve gjumë!
Kryesore

Problemet që shfaqen nga fjetja e më shumë se tetë orëve gjumë!

11/02/2024
Edona James së shpejti pjesë e këtij reality show?!
Histori Personale

Edona James së shpejti pjesë e këtij reality show?!

11/02/2024
Duke gatuar, përplasen ashpër Ilnisa dhe Erjola!
Histori Personale

Duke gatuar, përplasen ashpër Ilnisa dhe Erjola!

10/02/2024
Momente intime mes Sarës dhe Bardhit!
Histori Personale

Momente intime mes Sarës dhe Bardhit!

10/02/2024

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

U hodh nga kati i katërt se i publikuan foto intime, reagojnë familjarët e Siborës!

U hodh nga kati i katërt se i publikuan foto intime, reagojnë familjarët e Siborës!

12/02/2024
Reagon nëna e fëmijës së Meritonit: Nuk ekziston në jetën e djalit!

Reagon nëna e fëmijës së Meritonit: Nuk ekziston në jetën e djalit!

12/02/2024
Sara zbulon sekretin prekës: Kam humbur një fëmijë!

Sara zbulon sekretin prekës: Kam humbur një fëmijë!

11/02/2024
Problemet që shfaqen nga fjetja e më shumë se tetë orëve gjumë!

Problemet që shfaqen nga fjetja e më shumë se tetë orëve gjumë!

11/02/2024
Edona James së shpejti pjesë e këtij reality show?!

Edona James së shpejti pjesë e këtij reality show?!

11/02/2024

Rreth Nesh

Lajmet më të fundit të botës së showbizit

Follow us

Kategorite

  • Aktualitet
  • Fashion
  • Histori Personale
  • Intervista
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Opinione
  • Poezi
  • Showbizz
  • Style
  • Të gjitha

Të Fundit

  • U hodh nga kati i katërt se i publikuan foto intime, reagojnë familjarët e Siborës!
  • Reagon nëna e fëmijës së Meritonit: Nuk ekziston në jetën e djalit!
  • Sara zbulon sekretin prekës: Kam humbur një fëmijë!
  • Problemet që shfaqen nga fjetja e më shumë se tetë orëve gjumë!
  • Home
  • Aktualitet
  • Lifestyle
  • Showbizz
  • Kuriozitete
  • Intervista
  • Opinione
  • More

© 2024 Darling.al Developed by aplikacione.com | All rights reserved

No Result
View All Result
  • Home
  • Aktualitet
  • Lifestyle
  • Showbizz
  • Kuriozitete
  • Intervista
  • Opinione
  • More

© 2024 Darling.al Developed by aplikacione.com | All rights reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In