Edona James është një nga personazhet më të komentuar në “BBVK 2”.
Një transgjinore e cila kishte frikë të kthehej në atdhe për shkak të paragjykimeve, fitoi zemrat e shqiptarëve të cilët e mbështetën dhe e çuan në finale.
Së fundmi Edona ka zbuluar se do të sjellë për publikun një këngë në shqip dhe gjithashtu burime për Darling.al kanë tregusr se ajo do të jetë pjesë e “Ferma Vip”, një reality show ku personazhet e njohur do të bëjnë punë fshati.
Kujtojmë se emri Edona James është hashtaguar një pikë pesë bilion herë në “Tik-Tok”.
Darling.al