Prime i kaluar ka qënë mjaft i ngarkuar.
Ilnisa u përfshi në debate me Eglën dhe Riken, ndërsa Meritoni me Julin.
Këto debate dhe afrimiteti i tyre bënë që të dy të shkojnë në nominim.
Ditët e fundit marrëdhënia e tyre qe krisur pak për shkak se Meritoni kërceu me Riken dhe mesa duket Ilnisa është bërë xheloze. Por ata i kanë lënë pas hatërmbetjet dhe Meritoni ka shkuar ta zgjojë gazetaren duke e ‘mbytur’ me puthje.
Në një moment kur kamerat e “Vëllait të madh” i kanë fokusuar është dukur se ata janë puthur në buzë.
Ky akt tregon se ata kanë vendosur ta zhvillojnë pëlqimin e tyre.
Darling.al