Prime i kaluar ishte i mbushur me emocione në spektaklin e BBVK. Disa prej ish konkurrentëve ishin të ftuar në studio ku nuk kursyen “kunjat” për ata që ishin ende në garë.
Bledi Mane mungoi edhe këtë Prime si shkak i ndërhyrjes kirurgjikale, por u zëvëndësua nga aktorja Arta Selimi e cila vitin e kaluar ka qenë vetë pjesëmarrëse në BBVK.
E para që u eleminua në gjysmë finale ishte Santiana. Në mënyrë të papritur, pas nëntëdhjetë e tetë ditësh qëndrimi, modelja nga Gjakova edhe pse ‘dha’ shpirtin në lojë, nuk mundi ta prekë dot finalen.
Gjithashtu emocionet e finales nuk arritën t’i përjetojnë as çiftet, Iliriana-Adri, Ardi-Mirdon.
Kështu që sipas votave të publikut finalistë u shpallën Edona, Blerando, Lumbardhi dhe Shqipja.
Kujtojmë që ata janë në garë për çekun prej dyqind mijë eurosh.
Moderatorët bënë me dije se këtë javë do të ketë surpriza brenda shtëpisë së BBVK, të ftuar specialë të cilët mund të jenë edhe ish konkurrentët e këtij edicioni. Finalja do të mbahet ditën e premte me datë dy shkurt.
Darling.al