Mbrëmjen e kaluar Blero rrëfeu problemet e depresionit të cilat i ka trajtuar me terapi.
“Moralisht e kam parapri veten, mos me dit familja as kërkush u dasht me shku në njëfarë trajtimi nja 2 muj dit, edhe më ka bo shumë mirë, jashtë vendit. Se ka ditë kërkush ku jom. Me vite jam abservu, si tip jom i mbyllur. Mu ka dasht me shku në trajtim për gjendje emocionale, kam qenë në depresion të thellë”, ka qenë rrëfimi i ndjerë i Bleros.
Këngëtari foli edhe për të dashurën e tij për të cilën u shpreh se është mirëkuptuese ndaj tij.
Ndërkohë partnerja e tij e ka mbështëtur Bleron në këtë rrugëtim dhe për rrëfimin e tij ka bërë një status në Instagram ku ka shkruar, “jam shumë krenare për ty, faleminderit që i tregove të gjithëve se kjo është ktejtësisht normale. Nëse nuk ndihemi mirë duhet tëkërkojmë ndihmë.”
Darling.al