Blerando ka qenë protagonist i këtyre ditëve.
Disa e konsiderojnë lojtar të fortë dhe disa më pak. U mendua se mes tij dhe Bleros u krijua një miqësi dhe aleancë brenda lojës, por ditët e fundit kemi vënë re distancim. Para pak minutash Blerando pranoi se është distancuar nga Blero.
“Nuk dua të debatoj me të pasi ka ndryshime personaliteti. Në mbrëmje është njeri tjetër dhe në mëngjes njeri tjetër. Ne jashtë mund të jemi shokë të mirë, por këtu brenda nuk po na shkon muhabeti”, tregoi këngëtari.
Gjatë materialit u transmetua një debat mes të dyve për pëlqimin që Blerando ka dhe ka shprehur për Albën, gjë që as Blero nuk e beson.
Darling.al