1- Meditimi zvogëlon stresin
Stresi me shumë gjasë është vrasësi numër një në botën moderne, sepse shkakton sëmundje të ndryshme si dhe aksidente. Në anën tjetër, meditimi tash e sa kohë rekomandohet për ta çliruar stresin, dhe po ashtu është vërtetuar edhe me studime shkencore.
Meditimi i rregullt zvogëlon përgjigjen e inflamacionit që ndodh në trup përmes rritjes së niveleve të kortizolit kur jemi të stresuar. Për më tepër, meditimi zvogëlon ankthin, frikën dhe panikun.
2- Meditimi përmirëson gjumin
Gjumi cilësor është një ndër komponentët më të rëndësishëm për shëndetin (në mos më i rëndësishmi) sepse mban trupin dhe mendjen në top formë. Por në kohën dhe rrethanat moderne, pothuajse gjysma e popullsisë në një mënyrë a tjetër, ka probleme me gjumin.
Meditimi mund t’ju ndihmojë edhe në këtë aspket, sepse studimet kanë konfirmuar që të medituarit ju ndihmon të flini më shpejt dhe më thellë.
3- Meditimi ndihmon në kontrollimin e dhimbjes
Rreth 20-30% e njerëzve vuajnë rregullisht nga dhimbja. Por ata që e praktikojnë meditimin rregullisht, në mënyrë efektive dhimbjen. Përmes studimeve të ndryshme, shkencëtarët kanë vrojtuar reagimet e trurit ndaj dhimbjes, krahasuar me njerëzit që meditojnë dhe ata që nuk
Rezultatet? Aktivitet i shtuar në pjesët e trurit që kontrollojnë dhimbjen dhe ndjeshmëri e reduktuar ndaj dhimbjes – sigurisht për njerëzit që meditonin rregullisht.
4-Meditimi mund ta ulë presionin e gjakut
Presioni i lartë i gjakut është shkaktar i plot llojeve të sëmundjeve kardiovaskulare, të cilat shpesh janë fatale. Por studimet kanë vërtetuar edhe një herë se meditimi mund ta ulë presionin e gjakut. Kjo ndoshta ndodhë përmes mekanizmit të sinjaleve nervore relaksuese që koordinojnë funksionin e zemrës dhe enëve të gjakut.
5- Meditimi ndihmon në luftimin e varësive
Varësitë janë një ndër problemet e botës moderne. Dhe këtu nuk po flasim vetëm për varësitë nga alkoolizmi, droga apo duhani. Jeta moderna na ka sjellë edhe varësi të tjera sikurse varësia nga interneti apo ngrënia e tepërt.
Por, për fatin tonë të mirë, hulumtuesit kanë gjetur se meditimi po ashtu mund t’ju ndihmojë t’i luftoni varësitë, mund të rrisë vetëkontrollin dhe ndërgjegjësimin dhe t’ju ndihmojë në kontrollimin e emocioneve.
6- Meditimi përmirëson shëndetin emocional
Siç e përmendëm më lart, kontrollimi i emocioneve është vetëm një nga përfitimet prej meditimit. Lloje të caktuara të meditimit po ashtu mund ta përmirësojnë vetëbesimin, t’ju ndihmojnë ta ndërtoni një qasje optimiste e madje edhe ta ulin depresionin. Plot doktorë në ditët e sotme e rekomandojnë meditimin te pacientët që vuajnë nga probleme të ndryshme mentale.
7- Meditimi përmirëson vëmendjen
Vëmendja është aftësia që na mundëson t’i bëjmë gjërat në mënyrën e duhur dhe efikase – me raste këtë e quajmë edhe fokus. Pikërisht meditimi mund t’ju ndihmojë ta përmirësoni vëmendjen. Në fakt, meditimi përmirëson aftësinë për t’u fokusuar dhe për ta ruajtur fokusin për një kohë më të gjatë.
8- Meditimi na bën më të sjellshëm
Dhe ky është një fakt shkencor! Studime të shumta kanë konfirmuar se meditimi rrit dhembshurinë e njerëzve – ndaj njerëzve të tjerë dhe ndaj vetvetes. Kjo krijon ndjesi pozitve te njerëzit dhe komunitetin në të cilin jetojnë. Po ashtu, kjo i ndihmon njerëzit ta kontrollojnë zemërimin dhe të reduktojnë konfliktet në familje. Pra, më shumë meditim, më shumë lumturi!
9- Meditimi përmirëson cilësinë e jetës në përgjithësi për të moshuarit
Të gjitha përfitimet e përmendura më lart e përmirësojnë cilësinë e jetës sonë në një mënyrë a në një tjetër. Por meditimi ka një efekt pozitiv në atë që mjekët shpesh e quajnë “cilësia e jetës” në lidhje me të moshuarit: çështjet që kanë të bëjnë me humbjen e kujtesës tek të moshuarit dhe çështjet sociale të të moshuarve, si për shembull ndjenja e vetmisë.
10- Meditimi na ndihmon t’i zgjidhim problemet në mënyrë më kreative
Zakonisht, ne i zgjidhim problemet me ndihmën e përvojës. Por ndonjëherë mund të mos keni përvojën që kërkon një problem i caktuar. Prandaj meditimi mund të na ndihmojë për t’i zgjidhur problemet tona në mënyrë më creative, duke na ndihmuar të mendojmë jashtë kornizave dhe për të gjetur zgjidhje inovative.