Ngjarje!
540 – Mbreti anglez Henry VIII anuloi martesën e tij gjashtëmujore me bashkëshorten e katërt, Anne Cleves.
1776 – Deklarata e Pavarësisë iu lexua trupave të gjeneralit George Washington në New York.
1816 – Argjentina shpalli pavarësinë nga Spanja.
1850 – Zachary Taylor, presidenti i 12–të i SHBA–së, ndërroi jetë në Washington, pas vetëm 16 muajsh në post.
1877 – në Londër është organizuar turneu i parë i tenisit.
1947 – U paralajmërua fejesa e princeshës britanike Elizabeth me Philip Mountbatten.
1974 – Ish–kryegjyqtari amerikan, Earl Warren, vdiq në moshën 83–vjeçare.
1992 – Kandidati presidencial demokrat, Bill Clinton, zgjodhi senatorin Al Gore nga Tennessee si kandidat të tij për nënkryetar.
1997 – Boksieri Mike Tyson u ndalua të boksonte dhe u gjobit me tre milionë dollarë, pasi që ia këputi veshin kundërshtarit të tij, Evander Holyfield.
1997 – Në Gostivar të Maqedonisë ndodhën protestat e popullatës shqiptare pas arrestimit të kryetarit të komunës Rufi Osmani, i cili e ngriti flamurin shqiptar në ndërtesën komunës në këtë qytet.
2001 – Një gjykatë në Kil vendosi se gjenerali Augusto Pinochet nuk mund të gjykohej për shkelje të të drejtave të njeriut, për shkak të shëndetit të tij të përkeqësuar.
2004 – Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi se rrethoja e planifikuar izraelite në Bregun Perëndimor paraqiste shkelje të ligjit ndërkombëtar
2011 – Është shpallur pavarësia e Sudanit jugor nga Sudani verior.
Lindje!
1858– Franz Boas, antropolog amerikan.
1932 – Donald Rumsfeld, politikan amerikan.
1957 – Ardian Klosi, publicist, aktivist i shoqërisë civile në Shqipëri. (v. 2012)
Vdekje!
1850 – Zachary Taylor, politikan dhe kryetar i SHBA–ve
Festa dhe përvjetore!
Dita e shkatrrimi të armëve