Duke marrë shkas nga intervista e fundit e Klodit, personazhit që u bë objekt diskutimi, diskrimini e bullizimi për shqiptarët pasi pranoi hapur orientimin e tij seksual, nuk rrija dot pa reaguar.
Jam dakord që po flasim për vitet 2009-2010, të cilat ishin vite tranzicioni sa i përket pranimit të zgjedhjeve personale, por nuk bie dakord me faktin që këto zgjedhje të kthehen në problem kombëtar.
Sot pa diskutim që jemi më të ndërgjegjshëm dhe më të vetëdijshëm, por përsëri mbetemi të keq ose shkurt informuar.
Ndaj populli im, ju lutem EDUKOHUNI!
Lexoni, shfletoni, gjykoni ftohtë, mendoni thellë.
Zgjedhjet personale nuk cënojnë askënd, asnjë popull dhe asnjë komb.
Injoranca cënon.
Përdorini të gjitha mundësitë që bota, teknologjia ofron sot, për të qenë të informuar.
Merruni me veten, problemet personale, familjare, shoqërore. Krijoni mendime tuajat dhe mbrojini me argumenta faktike.
Nuk kemi nevojë për mesazhe televizive që qeshin në ekran dhe dhunohen e ofendohen në prapaskena.
Kemi nevojë për vetëdijësim, vetë informim. Kemi në dorë të ndryshojmë një shoqëri, ji një shembull duke hequr dor nga mentaliteti i prapambetur, maskilist, diktatorial dhe dhunues.
Ne mundemi, ne bëjmë, ne mendojmë, ne veprojmë. Pa ne nuk ka shoqëri të qyteruar.
Tregoni qytetarinë tuaj!
Darling.al