Pas shumë kohësh pauze dhe mungesash në emision, Argjendin e pamë në një takim me vajzën e re Xhevanën. Në takimin njohës, vajza tregoi se si kishte zbuluar dashnoren e të atit dhe sigurisht që kjo u bë temë diskutimi në studio.
Nga ana tjetër kishim një Argjend jo në humor dhe shumë të përhumbur. Konkurenti e justifikoi veten me faktin se ngjarjet e fundit nuk e kanë bërë të ndihet mirë. Ai u shpreh se e kishte marrë veten, por ne nuk na duket ashtu. Në studio Argjendi tha se mes tij dhe Ritvanës kishte marrë fund njohja dhe që ai ishte i sigurt për këtë.
Por duket se diçka më shumë po e munfon djalin nga Kosova, të cilën po mundohet të na e mbajë të fshehtë. Mos vallë dhe ai ndihet i lodhur dhe do të largohet nga emisioni?!
Darling.al