Çfarë ja ka humbur motivimin Argjendit të Për’puthen?!

Pas shumë kohësh pauze dhe mungesash në emision, Argjendin e pamë në një takim me vajzën e re Xhevanën. Në takimin njohës,...

Arsimi rregullon marrëdhënien me nënën e të birit?! Ja kush është ish partnerja! (Foto)

Pasi ju bë publik fakti se ishte një baba beqar, kurioziteti për të njohur ish partneren e Arsimit ishte i madh.

Shoqata e grave denoncon Për’puthen! Të mbyllet si emision.

Burime të brendshme të Top Chanel na kanë treguar se ka ndodhue një denoncim direkt për emisionin Për’puthen.

Nuk u pranua në festivalin e Rtsh-së, shpërthen Mentor Haziri: Festivale orgjish, playback-u!

Është bërë publike lista e pjesmarrësve në feestivalin e Rtsh-së. Alban Ramosaj, Ronela Hajati, Evi Reçi, Gjergj Kaçinari etj janë vetë disa...

I mbani mend Rebelde-t? Ja çfarë po ndodh sot me personazhet e famshëm!

Telenovela Rebelde solli një frymë të re trk adoleshentët në të gjithë botën. Rregullat janë bërë për tu thyer na tregoi kjo...

Horoskopi mujor, nëntor 2021!

Dashi!

Në Nëntor do të filloj një periudhe rimëkëmbjeje në shumë aspekte, që do të japë fryte brenda pak muajsh. Të hedhësh pas shpine të shkuarën nuk është e lehtë, ndaj nuk mund t’ju them se do të ngjiteni në majë nga kjo ditë, por do të filloni të merrni lajme të mira. Mërkuri dhe Jupiteri do të jenë në pozicion të favorshëm dhe do t’ju dhurojnë mundësi të shkëlqyera në datat 19 dhe 28 nëntor. Edhe propozimet do të jenë më bindëse në këtë periudhë, gjithmonë në sferën profesionale. Nëse keni ndenjur gjatë në vendnumëro, së shpejti do të merrni një ofertë të re apo do të nisni një projekt afatgjatë. Nëse po përgatiteni për provime, do t’ia dilni mbanë me sukses. Edhe në aspektin financiar priten përmirësime, edhe pse situata mbetet ende disi problematike. Ndjenjat marrin sërish një rol protagonist, por emocionet më të bukura janë ato që përjetohen përmes dialogut. Një person që do ta njihni gjatë këtij muaji mund t’ju stimulojë fantazinë dhe ju do ta pëlqeni më tepër prej zgjuarsisë sesa prej aspektit fizik. Nëse keni kaluar ndonjë krizë apo ndarje, ka ardhur koha që të largoni mendimet pesimiste dhe të hidheni sërish në sulm. Nuk po them se planetët premtojnë hapa të mëdha në këtë aspekt, por marrëdhëniet që nisin tani do të jenë mjaft të rëndësishme dhe do t’i kalojnë me sukses sprovat. Të rinjtë dhe beqarët mund të përjetojnë ndonjë aventurë të këndshme, pa qenë nevoja të mendojnë për martesë apo bashkëjetesë. Është e lehtë të takoni njerëz interesant në vendet ku banoni apo punoni. Çiftet që duhen vërtet do të fillojnë të bëjnë projekte të rëndësishme si martesa, lindja e fëmijës, apo ndërrimi i shtëpisë, që do të konkretizohen vitin që vjen. Në aspektin fizik, shqetësimet do të jenë më të vogla, edhe pse do t’ju duhet të zgjidhni disa probleme estetike. Marsi do të ketë më ndikim negativ, ndërsa Jupiteri dhe Dielli do t’ju japin forcë. Shmangini aktivitetet tejet të lodhshme, por mos hiqni dorë nga sporti, pasi sporti ju çliron nga energjitë negative aq të dëmshme për organizmin.

Demi!

Do t’ia nisni nga e para, këtë herë me mjaft stil. Projektet që ishin bllokuar gjatë muajve të fundit, apo ndryshimet drastike që sollën si pasojë trazira të mëdha, tanimë do t’i menaxhoni më mirë. Disa probleme organizative duhet të përpiqeni t’i zgjidhni me qetësi. Nëse keni ndryshuar vend pune rishtas, do të filloni të merrni kënaqësi profesionale. Gjendja financiare ende nuk ju lejon të rrezikoni shumë, sepse Mërkuri ka pasur ndikim negativ deri tani, por prej datës 8 situata do të ndryshojë. Nëse puna juaj ka të bëjë me krijimtarinë, do t’ju lindin ide brilante që do t’ju çojnë drejt suksesit. Nëse së fundmi e keni parë botën të errët dhe me pamundësi të shumta, tashmë ka ardhur koha të tregoni se mund të dilni fitimtarë. Do të shfaqen në horizont mundësi të reja apo udhëtime pune. Edhe dashuria do të zgjohet në muajin nëntor, pavarësisht vështirësive dhe mëdyshjeve që keni hasur në tetor. Prej muajsh keni qenë në ndikimin negativ të planetëve në sferën e ndjenjave, ndaj, nëse marrëdhënia juaj ka qenë në krizë apo e brishtë, tashmë është mbyllur përfundimisht. Disa të tjerë kanë vendosur ta vazhdojnë bashkëjetesën, edhe pse pasioni është shuar, duke i dhënë kështu rëndësi përzemërsisë. Marrëdhëniet e nisura rishtas do të jenë tejet të favorizuara, pasi Marsi do të stimulojë emocione të forta. Marrëdhëniet në çift do të jenë edhe më të konsoliduara pas datës 22, kur dielli nuk do të ndikojë më negativisht. Kini kujdes me raportet e së shkuarës, vetëm pasiguria mund t’ju stepë në këtë periudhë nismash pozitive. Planetët ju ndihmojnë të përballoni me qetësi raportet problematike familjare. Po ashtu, edhe çiftet që duan të lindin një fëmijë, i pret një 2022 plot surpriza të bukura. Në gjashtëmujorin e fundit keni qenë mjaft të stresuar, është e kotë ta mohojmë. Më e rëndësishmja është të largoni pesimizmin, pasi në shtëpi ju presin risi pozitive apo zgjidhje që e reduktojnë ndjeshëm ankthin dhe ju falin qetësi e stabilitet. Trajtimet mjekësore do të shkojnë mirë prej datës 22.

Binjaket!

Nëntori është muaji i së vërtetës. Të gjitha marrëdhëniet profesionale që nuk kanë ecuri të mirë mund të ndërpriten dhe dikush mund të hidhet në kundërsulm. E kam fjalën këtu për të lindurit në shenjën e Binjakëve, të cilët mendojnë se u është bërë ndonjë padrejtësi. Disa prej jush mund të të ndërmarrin masa ligjore ndaj kompanisë në të cilën punonin. Megjithatë, duhet të dini se nismat ligjore nuk do të kenë rezultate të menjëhershme dhe do t’ju duhet të prisni disa kohë për të marrë një përgjigje. Thembra e Akilit e këtij muaji mbetet organizimi. Kontratat e punës, telefonatat që prisni apo komunikimi, do të hasin vonesa. Po ashtu edhe aprovimet e kërkesave apo rinovimet e marrëveshjeve. Mbase e keni tepruar disi me shpenzimet. Kujdes, nëse u vini gjithmonë ju në ndihmë të tjerëve, këtë herë duhet t’i bëni mirë llogaritë, sidomos për sa i përket pasurive të patundshme. Bëni kujdes edhe në dashuri! Historitë e reja janë mjaft interesante, por nuk shkojnë më tej. Dikush prej jush mund të ketë nisur ndonjë raport me një person që s’është i lirë për momentin. Çiftet jetëgjata mund të kenë debate për çështje ligjore apo financiare. Normale, nëse njëri nga partnerët ka probleme në punë, duhet t’i diskutojë me partnerin/en. Nëse jeni ndarë nga bashkëshorti/ja, kini shumë kujdes, pasi mund të dalin në skenë probleme që lidhen me fëmijët apo pronat. Një rol të rëndësishëm për të lindurit në shenjën tuaj do të luajë miqësia. Ngrohtësia e miqve do të jetë një pikë referimi në këtë periudhë të vështirë, të tensionuar dhe të pazakontë. Aftësia për të bashkëvepruar me të tjerët, do t’ju vijë në ndihmë të kapërceni ndjesitë negative. Kini kujdes në aspektin fizik, pasi mund të ndeshni shqetësime të shumta. Mund të ndiheni të pafuqishëm, pasi të lindurit në shenjën tuaj nuk i bëjnë fort ballë lodhjes dhe mundimit të skajshëm. Do të ndiheni të drobitur, sidomos rreth datës 17. Në fund të muajit, mundohuni t’i bëni punët me qetësi, sepse nguti shtyn në gabime.

Gaforrja!

Nismat e reja do të kenë mbështetjen e planetëve. Prej datës 15, Marsi do të nisë ndikimin e tij pozitiv. Nëse keni pakënaqësi në punë apo çështje të mbetura pezull, mund të gjeni zgjidhje me leverdi në ndonjë qytet tjetër. Ata që kanë mundësi të udhëtojnë për punë, do të kenë raste të shumta tejet të volitshme. Ky fundvit do të mbyllë një sërë situatash të vështira dhe ju e dini mirë. Disa prej jush janë detyruar të ndryshojnë titullarin e kompanisë ose pronës së vet e disa të tjerë kanë hequr dorë nga ndonjë projekt që s’u përshtatej më. Planetët ju vijnë në ndihmë, nëse po kërkoni punësim me kohë të pjesshme, sidomos për të rinjtë që duan të provojnë veten. Disa udhëtime do të jenë mjaft fitimprurëse dhe do t’ju vijnë në ndihmë të plotësoni nevojat e familjes. Historitë e dashurisë duken mjaft bindëse në këtë periudhë, por nëse jeni ndarë rishtas, do të mendoheni mirë para se të nisni diçka të re. Fundjave mes 17-18 nëntorit do të jetë tejet interesante për çiftet që kanë kapërcyer sprovat. Ata mund të hedhin hapa të mëtejshëm si krijimi i familjes, ngjizja e një fëmijë, apo ndërrimi i shtëpisë. Ju pëlqen që dikush ju vjen rrotull, por ngurroni. Dashurisë i duhet dhënë një mundësi e dytë, vetëm kështu do të hidhni pas shpine brengat e së kaluarës. Madje, mund të ndodhë edhe ndonjë ribashkim me personin e zemrës, pa qenë nevoja për ndërmjetës të paftuar. Kujdes me nervozizmin rreth datës 19. Marrëdhëniet e reja jetojini ditë pas dite. Aventurat janë interesante, por mos bëni plane afatgjata. Saturni shkakton mjaft stres e për pasojë edhe lodhje fizike. Megjithatë, do të keni mundësinë të argëtoheni e të largoheni nga vështirësitë e së shkuarës. Marsi dhe Hëna kanë ndikim pozitiv, sidomos më datë 17, kur do të ndiheni shumë mirë me veten. Disa shqetësime stinore, si ftohjet apo të tjera duhen kuruar me kujdes, për të shmangur përkeqësimet.

Luani!

Planetët sjellin lajme të mira këtë muaj, Jupiteri nuk është më në kundërshti me shenjën tuaj. Keni pritur gjatë, por tashmë po filloni të vilni frytet e para. Së fundmi, keni pasur vështirësi ekonomike dhe nuk keni mundur të jetoni të shpenguar. Tanimë, ndryshimet në pozicionimin e planetëve do të sjellin oferta e propozime të volitshme. Ndikimi pozitiv i Jupiterit dhe Uranit deri në fund të muajit do të mundësojë diçka të rëndësishme, apo zgjidhje drastike për një problem, që ju mundon prej kohësh. Si fillim, duhet të zgjidhni çështjet ekonomike apo ligjore të lëna pezull, që të arrini rezultatet e synuara. Çiftet që kanë mbërritur së bashku në fund të vitit 2021 janë vërtet të forta, pasi muaji tetor i vuri në provë të gjitha marrëdhëniet. Tanimë situata do të ndryshojë edhe në aspektin sentimental. Do të planifikoni ngjarje të rëndësishme si lindja e një fëmije, ndërrimi i shtëpisë, martesa apo bashkëjetesa. Takimet e reja paraqiten mjaft të volitshme. Në nëntor mund të bini në dashuri dhe të hidhni pas shpine gjendjen problematike që keni përjetuar së fundmi. Jupiteri ka ndikim pozitiv edhe nëse keni ndonjë konflikt të hapur me ish-partnerin/e, duke ju dhënë mundësinë t’i përgjigjeni me të njëjtën monedhë. Përmirësimi është i ndjeshëm edhe në aspektin fizik, shqetësimet do t’i kaloni thuajse përfundimisht ose terapitë apo mjekimet do të japin rezultate më të mira. Aktiviteti fizik këshillohet më së shumti, në mënyrë që rimëkëmbja të jetë sa më e shpejtë. Pritet një shërim i shpejtë edhe për ata që kanë qenë të sëmurë, sidomos për të lindurit në fund të korrikut.

Virgjeresha!

Së fundmi, jeni gjithmonë në qendër të vëmendjes, duke shkaktuar kështu xhelozi e zili tek ata që ju rrethojnë. Gurin nuk do ta hidhni ju, por dikush mund të tentojë t’ju vërë shkopinj nën rrota. Disa ditë, si datat 9 dhe 10 nëntor, paraqiten mjaft konfliktuale dhe kërkojnë durim të skalitur. Nëse ju propozojnë ndonjë marrëveshje apo kontratë në gjysmën e dytë të nëntorit, pranojeni vetëm nëse ju japin garanci. Kontrata aktuale e punës mund të jetë objekt rishikimi në kompaninë tuaj, pasi parashikohen ndryshime apo shkurtime stafi. Bëni kujdes gjatë fundjavave të nëntorit dhe kurseni para, sidomos nëse keni detyrime familjare. Marrëdhëniet në çift do të shfaqen siç janë në të vërtetë gjatë nëntorit. Nëse raporti është i konsoliduar, nuk do të keni probleme. Nëse keni pasur mëdyshje, tanimë do të dalin në sipërfaqe. Raporti me fëmijët do të jetë i tensionuar për arsye të natyrave të ndryshme. Kujdes me konfliktet që mund të lindin në shtëpi në mes të muajit. Do të ndiheni në trysni më shumë se zakonisht dhe disa marrëdhënie dashurore do të vihen në provë të fortë. Nëse raporti ju duket mbytës, do të shqyrtoni mundësinë për t’i dhënë fund. Situata ekonomike në familje paraqitet disi e brishtë dhe partneri/ja ka nevojë për mbështetje, që ta kapërcejë këtë gjendje. Nëntori sjell një gjendje fizike dhe mendore disi më të rënduar, por nuk keni pse të shqetësoheni. Bëni kujdes me shëndetin dhe shmangni sforcimet fizike të panevojshme, në mënyrë që të mbroni pjesët më delikate të trupit. Stresi shkakton lodhje të madhe, po ashtu edhe shqetësime psikike për disa prej jush. Merrini shtruar të gjitha!

Peshorja!

Pozicionimi i favorshëm i planetëve ju fton ta shihni të ardhmen me optimizëm. Jupiteri do të ndikojë pozitivisht prej datës 8. Do të keni mundësi të kapërceni vështirësitë që i keni ndeshur që në fillim të vitit. Horizonte të reja paraqiten në sferën profesionale, mbase jashtë shtetit ose në ndonjë tjetër qytet. Ata që e kanë të pamundur të shpërngulen do të marrin një propozim të rëndësishëm. Raportet e bashkëpunimit do të marrin një hov pozitiv dhe do të jeni sërish në qendër të vëmendjes, pas një periudhe në hije. Nuk po them se është një periudhë e shkëlqyer dhe zgjidhen të gjitha problemet, por fryma është pozitive dhe entuziazmi me doza të shtuara. Ditët kur priten debate dhe sqarime janë të hënat më datë 12 dhe 19 nëntor, ndërkohë që përgjigje pozitive mund të merrni në harkun kohor 22-30 nëntor. Dashuritë e reja janë të rëndësishme dhe nëntori sjell befasi. Nëse një vit më parë keni qenë vetëm, tanimë keni dikë në krah. Keni kaluar një periudhë të gjatë mosbesimi, por tani situata po përmirësohet. Ndonjëherë, të lindurit në shenjën e Peshores, u bëjnë bisht përballjeve, por kjo gjë i përkeqëson raportet, ndaj duhet të sqaroheni me të tjerët. Nëntori është një muaj shprese në plot kuptimin e fjalës. Nëse me partnerin/en ju lidh dashuria e madhe, do të bëni plane të rëndësishme për vitin e ri që është në prag. Në familje, mbase keni humbur prej pak kohësh një pikë referimi, por pikat e referimit ndryshojnë shpesh në jetë dhe duhet të mësoni të përshtateni me të tashmen, jo të kapeni pas personave që nuk do t’i keni më pranë. Më në fund, do të gjejnë zgjidhje shqetësimet fizike që keni ndier deri tani. Venusi në shenjë ndihmon në ripërtëritjen psikofizike. Cervikali është pika juaj e dobët. Mos e stërmundoni veten sidomos në harkun kohor 19-26 nëntor.

Akrepi!

Nëntori është muaji i të lindurve në shenjën tuaj, jo vetëm sepse Dielli nis të ndikojë në shenjë, por edhe sepse bëni një bilanc të gjithçkaje që ka ndodhur në jetën tuaj. Ka një lajm të mirë. Marsi nuk do të ketë më ndikim negativ dhe prej datës 15 do të nisë një periudhë më e qetë. Më në fund, pas muajsh në vendnumëro, tashmë keni ndërmarrë nisma të reja, apo keni krijuar marrëdhënie me njerëz të rinj. Disa probleme familjare kanë gjetur njëfarë zgjidhjeje dhe do të shkoni në punë pak më të qetë. Fundjava mes datave 17-18 nëntor do të jetë e shënuar për disa prej jush. Prej datës 26, ju presin telefonata dhe lajme të mira në sferën profesionale. Planetët do t’ju ndihmojnë më tepër në sferën e ndjenjave. Mendohuni gjatë për dëshirat që keni brenda vetes dhe dëgjoni zërin e zemrës dhe shihni pa frikë drejt së ardhmes. Marrëdhëniet në çift që do të nisin pas mesit të muajit do të kenë ecuri mjaft interesante. Të dielën, më datë 25, mund të merrni ose të bëni propozime dashurore që do të rezultojnë të suksesshme. Është një periudhë mjaft e favorshme për çiftet që kanë në plan të shtojnë familjen apo të zyrtarizojnë lidhjen e tyre. Nëse jeni ndarë rishtas, mos e mbani më mendjen te partneri-ja. Keni nisur një kapitull të ri të jetës dhe Jupiteri ju garanton se do të shkruhet me germa të arta. E keni vetë në dorë të shmangni rreziqet dhe të shfrytëzoni mundësitë e shumta. Takimet e reja janë të frytshme. Në nëntor, do të ndiheni të fortë fizikisht. Shmangni udhëtimet e gjata apo lodhjen fizike gjatë dyjavëshit të parë të muajit. Dyjavëshi i dytë i nëntorit paraqitet plot energji. Do të ripërtëriheni fizikisht dhe do të kapërceni shqetësimet që kanë të bëjnë me qarkullimin e gjakut. Keni dëshirë më të madhe për të bërë gjëra të reja dhe emocionuese.

Shigjetari!

Jupiteri do të hyjë në shenjën tuaj më datë 8 nëntor, por kjo nuk do të thotë se të gjitha problemet do të zhduken si me magji. Megjithatë, do të hidhni disa hapa të rëndësishëm. Situata është në përmirësim të ndjeshëm në aspektin profesional, si në rastet kur jeni punësuar diku, ashtu edhe në rastet kur punoni më vete. Nëse keni ndonjë aktivitet artizanal, do t’ju jepen mundësi të shumta për të korrur sukses e fituar më tepër para. Në gjysmën e dytë të nëntorit do të dominoheni nga doza të larta nervozizmi, mbase ngaqë kërkoni me padurim të arrini rezultatet e synuara. Ekziston mundësia që të organizoheni më mirë dhe të bëni plane më të qarta për të ardhmen. Edhe studentët i presin lajme të mira, sidomos ata që janë në prag të diplomimit. Prej datës 22, Dielli në shenjë do të forcojë rolin tuaj në ambientin ku punoni e jetoni. Çiftet e konsoliduara nuk i druhen asgjëje. Do të rizgjohet dëshira për të eksperimentuar gjëra të reja dhe për të ndenjur bashkë sa më tepër. Do të keni raste të shumta për të biseduar shtruar për të ardhmen, pasi fryma konfliktuale po zbehet dita-ditës. Gjithsesi, frerët e raportit në çift, do t’i keni ju në dorë. Marrëdhëniet e nisura rishtas duhen jetuar me mirëbesim. Nëse keni plane për bashkëjetesë, për të zgjeruar familjen, apo për të ndërruar shtëpi, mund t’ju paraqiten mundësi të arta. Do të komunikoni më tepër me të tjerët dhe do të përballeni me ta, për shkak të ndikimit të Saturnit. Nëse prisni ndonjë leje qëndrimi apo dokument të rëndësishëm, do ta merrni më në fund në dorë. Takimet e reja do të jenë interesante. Ndiheni të tensionuar për shkak se nguteni të zgjidhni çdo problem. Është tejet e rëndësishme të gjeni sërish ekuilibrin emocional. Në këtë periudhë, mund të kapërceni disa shqetësime fizike që i keni hasur së fundmi. Një kurë e rekomanduar nga mjeku do të jetë vendimtare për të shtuar energjinë e forcën fizike. Shmangini ndjesitë e pakëndshme, për fat të mirë, ju këtë gjë arrini ta bëni në mënyrë të shkëlqyer. Programoni diçka të këndshme!

Bricjapi!

Ky muaj premton rezultatet të mira. Nëse mendoni se keni aftësitë e duhura për një vend pune, mos ngurroni ta kërkoni atë. Nëse synoni përmirësime në sferën profesionale, mos qëndroni në një vend, por shpërndajeni “CV”-të gjithandej. Këto ditë mund të ndodhin ndryshime në kompaninë ku punoni apo që e keni në pronësi, ose në lidhje me një akt shitblerjeje. Nëse merreni me tregti, mund të shihni aktivitetin e të shpërnguleni diku gjetkë. Do të hasni më pak pengesa në jetë dhe problemet do t’i menaxhoni me lehtësi më të madhe. Jupiteri kalon në shenjë tjetër në mes të muajit, megjithatë, ndikimi i tij vazhdon ende. Rreth datës 21, janë disa ditë të shkëlqyera, kur një nismë e lënë pezull në të shkuarën mund të konkretizohet. Në konfliktet me ndonjë ortak të pabesë, do të dilni ju të fituar. Dashuria paraqitet plot ndodhi. Nëse po përjetoni ndonjë periudhë të vështirë, fajin e keni ju vetë, që nuk keni ditur të përqafoni qasjen e duhur karshi dashurisë. Mos kërkoni gjithmonë persona që nuk mund t’i keni pranë dhe hiqni dorë nga mendësia se jeni më mirë vetëm! Historitë e së shkuarës, që i sillni herë pas herë në kujtesë, ju bëhen pengesë për të nisur marrëdhënie të reja. Nëse jeni në çift, planetët ju vijnë në ndihmë që ta konkretizoni raportin apo të ndërmerrni hapa më të rëndësishëm. Mbase do të ishte interesante të hapnit një aktivitet të përbashkët me partnerin/en. Ditë me fat janë ato pas datës 15 dhe kulmojnë me datë 21. Muaji mbyllet me shumë stil. Në aspektin psikofizik, keni një përmirësim të ndjeshëm që prej majit të këtij viti. Edhe nëse po ndiqni ndonjë kurë apo terapi të gjatë, do të vëreni përmirësime. E vetmja ditë disi e tensionuar paraqitet data 5. Reumatizmat do t’i mbani në kontroll dhe mjekimet e nisura këto ditë do të kenë ecuri pozitive.

Ujori!

Venusi dhe Marsi janë në pozicion mjaft të favorshëm për të lindurit në shenjën tuaj, por më i rëndësishëm do të jetë ndikimi i Jupiterit prej datës 8. Nuk po them se do të zhduken të gjitha vështirësitë me një të rënë të lapsit, por do të hidhni hapa të rëndësishëm drejt zgjidhjes së problemeve. Veprimet me paratë duhet t’i mendoni shtruar. Nëse keni hapur ndonjë aktivitet, pa bërë një bilanc paraprak, mund të vendosni ta shihni dhe ta hiqni nga supet këtë barrë. Yjet u vijnë në ndihmë edhe studentëve, që i pret një vit mjaft interesant në 2022. Me ortakë e bashkëpunëtorë do të keni ende debate, por këtë herë do të arrini një kompromis. Më në fund, do t’i merrni ju vetë në dorë frerët e fatit. Për pasojë, edhe karakteri juaj do të jetë më i qetë se në të shkuarën. Ditët e këtij muaji nuk janë aspak të ndërlikuara, madje, nxisin të futen në lojë edhe zemrat vetmitare. Është një person interesant, që ia vlen ta njihni. Ditë për t’u mbajtur shënim janë ato mes datave 14-15 dhe 23-24 nëntor. Nëse arsyet nuk kanë qenë të forta, mund t’i riktheheni një historie të ndërprerë në të shkuarën. Filloni të hidhni sytë rreth e qark, por mos lini pas dore edhe komunikimin në rrjetet sociale, gjithmonë në mënyrë të matur e të moderuar. Megjithatë, të lindurve në shenjën e Ujorit u pëlqen ta shohin në sy personin e dëshiruar. Raportet më te tjerët do të kenë një përmirësim të ndjeshëm. Rikthime pasioni? Vetëm nëse ia vlen barra qiranë! Forma fizike do të jetë në përmirësim të dukshëm. Të gjitha mjekimet apo kurat do të kenë ecuri të mirë. Kini pak kujdes në datat 17-18 dhe 21-22, sepse fluksi i punëve të ditës do t’ju shkaktojë lodhje të madhe. Përpiquni të flisni aq sa duhet, sepse ky është një problem për të lindurit në shenjën tuaj, shpesh zgjoheni në mes të natës dhe mendoni se ç’keni për të bërë nesër. Kështu, në mëngjes do të zgjoheni të lodhur.

Peshqit!

Marsi do të hyjë në shenjë më datë 15 dhe do të shtojë dozën e nervozizmit, po ashtu edhe padurimin për të marrë rezultate pozitive. Uroj të keni nënshkruar një kontratë pune disavjeçare. Në të kundërt, do t’ju shtohen disa shqetësime dhe pasiguri. Rezultatet në sferë profesionale nuk janë fort të kënaqshme, por as katastrofike. Megjithatë, ju, kur ndiheni të lodhur, prireni ta shihni gotën gjysmë plot. Ndaj, janë disa data të caktuara kur do të ndiheni të tensionuar pa arsye, si për shembull më 9, 10, 16, 21 dhe 25 nëntor. Mos u stepni me vështirësinë e parë, nëse keni dyshime, këshillohuni me njerëz që mund t’ju gjejnë zgjidhje. E vetmja gjë që nuk duhet të bëni këtë periudhë është të shmangni nervozizmin dhe tensionin. Çështjet ekonomike dhe profesionale kanë kaluar në plan të parë. Ndaj, nëntori nuk është muaji i dashurive të zjarrta, por as i ndarjeve. Megjithatë, nëse ndonjëri prej jush, është përfshirë në dy histori paralele, do të ndihet i nervozuar. Fundjavat e nëntorit karakterizohen nga një vetmi shpirtërore, edhe nëse keni në krah partnerin. Veproni me maturi, mos merrni hak duke tradhtuar apo debatuar me çdo kusht. Herë pas here, do t’ju lindë dëshira për t’ia mbathur, por nuk është kaq e lehtë të vihet në zbatim. Nëse jeni martuar rishtas apo jeni bërë me fëmijë, do të keni vështirësi me përgjegjësitë e reja apo me organizimin e kohës mes punës e familjes. Në aspektin psikofizik, ankthi rrezikon t’ju lërë natën pa gjumë, sidomos gjatë fundjavave. Mbase merrni përsipër shumë përgjegjësi që ju tensionojnë dhe më pas nuk ndiheni mirë. Kujdes në datat 9 dhe 16, pasi do të ndieni doza të larta nervozizmi. Marsi në shenjë ju bën agresivë dhe të gatshëm për t’u konfliktuar me të tjerët.

Sugjerime

Çfarë ja ka humbur motivimin Argjendit të Për’puthen?!

Pas shumë kohësh pauze dhe mungesash në emision, Argjendin e pamë në një takim me vajzën e re Xhevanën. Në takimin njohës,...

Arsimi rregullon marrëdhënien me nënën e të birit?! Ja kush është ish partnerja! (Foto)

Pasi ju bë publik fakti se ishte një baba beqar, kurioziteti për të njohur ish partneren e Arsimit ishte i madh.

Shoqata e grave denoncon Për’puthen! Të mbyllet si emision.

Burime të brendshme të Top Chanel na kanë treguar se ka ndodhue një denoncim direkt për emisionin Për’puthen.

Nuk u pranua në festivalin e Rtsh-së, shpërthen Mentor Haziri: Festivale orgjish, playback-u!

Është bërë publike lista e pjesmarrësve në feestivalin e Rtsh-së. Alban Ramosaj, Ronela Hajati, Evi Reçi, Gjergj Kaçinari etj janë vetë disa...

I mbani mend Rebelde-t? Ja çfarë po ndodh sot me personazhet e famshëm!

Telenovela Rebelde solli një frymë të re trk adoleshentët në të gjithë botën. Rregullat janë bërë për tu thyer na tregoi kjo...

Të ndryshme

Çfarë ja ka humbur motivimin Argjendit të Për’puthen?!

Pas shumë kohësh pauze dhe mungesash në emision, Argjendin e pamë në një takim me vajzën e re Xhevanën. Në takimin njohës,...

Arsimi rregullon marrëdhënien me nënën e të birit?! Ja kush është ish partnerja! (Foto)

Pasi ju bë publik fakti se ishte një baba beqar, kurioziteti për të njohur ish partneren e Arsimit ishte i madh.

Shoqata e grave denoncon Për’puthen! Të mbyllet si emision.

Burime të brendshme të Top Chanel na kanë treguar se ka ndodhue një denoncim direkt për emisionin Për’puthen.

Nuk u pranua në festivalin e Rtsh-së, shpërthen Mentor Haziri: Festivale orgjish, playback-u!

Është bërë publike lista e pjesmarrësve në feestivalin e Rtsh-së. Alban Ramosaj, Ronela Hajati, Evi Reçi, Gjergj Kaçinari etj janë vetë disa...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here