Të dy janë gazetarë të njohur në fushat përkatëse.
Dojna ajo vajza çapkëne kryesisht e emisioneve “reality show”. E artikuluar, e thjeshtë dhe shumë e dashur për publikun, mesa duket e ka të trashëguar talentin në fushën e gazetarisë.
Marin Mema, një nga gazetarët më të njohur investigativ që ka Shqipëria. Ndër të paktët njerëz të thjeshtë që i kanë mbetur këtij vendi, me njëri-tjetrin i lidh gjaku. Mbiemri i tyre na zgjoi kureshtjen për të mësuar lidhjen.
Ata janë fëmijë xhaxhallarësh.
Nuk e dimë se përse kanë zgjedhur të mos flasin në publik për këtë gjë. Dojna është në bashkëjetesë me muzikantin Vlashent Sata. Ajo ka një motër (Mikelën) dhe mamin. Babain e ka humbur para pak kohësh. Personazh publik në rrjetet sociale është edhe gjyshja e Dojnës, e cila nuk nguron të japë mendimet e saj kryesisht per temat sociale.
Ndërsa për Marinin dimë që është i martuar.
Darling.al