Pak për Nënë Terezën dhe veprat e saj!

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator...

Sipërmarrja e Marketingut dhe “Givwayt” e famshme!

Fushat ekonomike kanë rëndësinë e tyre për nga financa, investimi, impenjimi, serioziteti, stafi dhe sipërmarrja. Ajo çka po zë një rëndësi të...

Një këndvështrim dhe 10 thënie motivuese për ekonominë!

-Ndërsa do bëheshim përsëritës dhe pagallë të shkrimeve të botuara, do vinte një moment që s’do të mbanim mend asgjë.

Muzika shqiptare në letargji! Artistë të pa frymëzuar profesionalisht!

Vera që lamë pas solli një mori këngësh e klipesh. Disa e arritën suksesin e kërkuar, e disa na zhgënjyen deri diku....

Horoskopi: Parashikimi i yjeve për muajin shtator 2021!

Dashi Përmes shikimit brenda vetes, ju do të arrini ekuilibrin e dëshiruar. Do të jeni më të mprehtë në...

Pak për Nënë Terezën dhe veprat e saj!

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi), ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqë.

Nënë Tereza u vendos në Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave. “Nënë Tereza e Kalkutës” u quajt kur themeloi urdhërin “Misionaret e Dashurisë” (1951) për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës.

Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare.Ajo ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47,000 viktima të lebrozes në 54 klinika, kujdesej për 3 400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitimë e bonjakë.

Këto janë shifrat e mesit të viteve ’80. Deri sa Nënë Tereza ishte gjallë dhe sot e kësaj dite shifrat kanë ndryshuar shumë.

Mrekullia e parë e Nënë Terezës: Shërimi i gruas me gungë në bark

Në vitin 1998, Monika Besra shkoi në shtëpinë e Misionarëve të Bamirësisë në Bengal, në Perëndim të Indisë. Ajo kishte ethe, dhimb koke, të vjella, dhe një stomak të fryrë. Ajo ishte kuruar një vit më parë më parë për tuberkuloz akut.

Por barnat që ajo mori, nuk kishin parandaluar rritjen e një gunge në bark (ndonëse disa raporte kanë përshkruar se Besra vuante nga një tumor kanceroz, rritja mund të ishte shkaktuar nga tuberkulozi). Ishte i nevojshëm një operacion kirurgjikal, por Besra ishte shumë e dobët, dhe në një gjendje jonormale për t’u nënshtruar një operacioni.

Më 5 shtator, Besra ishte duke u lutur në kishën e Misionarëve të Bamirësisë, kur pa një dritë të dilte nga një foto e Nënë Terezës. Më vonë, një medalje që kishte prekur trupin e Nënë Terezës, u vendos në barkun e Besrës, dhe një motër tha një lutje duke i kërkuar ndihmë Nënë Terezës.

Besra u zgjua herët të nesërmen, duke zbuluar se masa e saj tumorale ishte zhdukur. Testet mjekësore treguan se gunga nuk ekzistonte më, dhe mjekët e pranuan se Besra nuk kishte më nevojë të operohej. Teologët dhe ekspertët mjekësorë që zbuluan rastin, nuk kishin asnjë shpjegim shkëncor për shërimin e Besras.

Prandaj, kurimi i saj i atribuohet ndërhyrjes së Nënë Terezës. Kjo mrekulli, u njoh nga Vatikani në vitin 2002. Duhet të theksohet se disa mjekë, e kanë kundërshtuar natyrën e pashpjegueshme të shërimit të Besras, duke thënë se ajo mund të ishte shëruar nga ilaçi që merrte.

Megjithatë, medikamentet nuk mund ta zhduknin dot brenda natës atë masë tumorale. Për më tepër, burri i Besrës raportohet të jetë shprehur se nuk kishte pasur ndonjë mrekulli, por më vonë ai deklaroi se ishte cituar gabim.

Mrekullia e dytë e Nënë Terezës: Shëroi një burrë, që ishte prekur nga një infeksion i rëndë në tru

Në vitin 2008, braziliani Marsilio Hadad Andrino ishte shumë pranë vdekjes. Një infeksion në tru, i kishte shkaktuar shumë gunga me akumulime lëngjesh, dhe gjendja e përkeqësuar e çoi të binte në koma. Gruaja e tij, Fernanda, iu lut Nënë Terezës për ndihmë.

Një prift i kishte dhënë Fernandës një relike të Nënë Terezës kur çifti ishte martuar, dhe ajo e “vendosi reliken në kokën e Marsilios, ku ai kishte gungat dhe u lut”. Në një përpjekje të fundit për t’ia shpëtuar jetën, ai iu nënshtrua një operacioni, për të kulluar lëngjet nga truri. Por para nisjes së operacionit, Andrino u zgjua dhe pyeti:”Çfarë po bëj këtu?”.

Lutjet e gruas së tij gjetën përgjigje, teksa Andrino u shërua shpejt dhe plotësisht. Gungat dhe lëngjet rreth trurit të tij ishin zhdukur, pa nevojën e një ndërhyrje kirurgjikale. Përveç kësaj, edhe pse medikamentet që ai i kishte marrë mendohej se e kishin bërë atë jopjellor, Andrino dhe gruaja e tij vazhduan të kishin fëmijë.

Ashtu si në rastet e tjera, Kongregacioni për Rastet e Shenjtorëve dhe një komision mjekësor, e shqyrtuan rastin. Nuk u zbulua asnjë shpjegim mjekësor, se si ishte shëruar Andrino. Në vitin 2015, shërimi i tij u konsiderua si mrekulli e dytë e Nënë Terezës. Papa Françesku e njohu atë në dhjetor të atij viti.

Sipas ligjeve të Vatikanit, mrekullia e parë që i atribuohet një kandidati për shenjtërim, do të thotë se mund të jepet Lumturimi. Nëse ka një mrekulli e dytë, mund të bëhet kanonizimi dhe shpallja Shenjtor/e. Njohja e mrekullisë së parë, rezultoi me Lumturimin e Nënë Terezës në vitin 2003. Ajo u kanonizua më 4 shtator 2016, si Shën Tereza e Kalkutës.

Sugjerime

Pak për Nënë Terezën dhe veprat e saj!

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator...

Sipërmarrja e Marketingut dhe “Givwayt” e famshme!

Fushat ekonomike kanë rëndësinë e tyre për nga financa, investimi, impenjimi, serioziteti, stafi dhe sipërmarrja. Ajo çka po zë një rëndësi të...

Një këndvështrim dhe 10 thënie motivuese për ekonominë!

-Ndërsa do bëheshim përsëritës dhe pagallë të shkrimeve të botuara, do vinte një moment që s’do të mbanim mend asgjë.

Muzika shqiptare në letargji! Artistë të pa frymëzuar profesionalisht!

Vera që lamë pas solli një mori këngësh e klipesh. Disa e arritën suksesin e kërkuar, e disa na zhgënjyen deri diku....

Horoskopi: Parashikimi i yjeve për muajin shtator 2021!

Dashi Përmes shikimit brenda vetes, ju do të arrini ekuilibrin e dëshiruar. Do të jeni më të mprehtë në...

Të ndryshme

Pak për Nënë Terezën dhe veprat e saj!

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator...

Sipërmarrja e Marketingut dhe “Givwayt” e famshme!

Fushat ekonomike kanë rëndësinë e tyre për nga financa, investimi, impenjimi, serioziteti, stafi dhe sipërmarrja. Ajo çka po zë një rëndësi të...

Një këndvështrim dhe 10 thënie motivuese për ekonominë!

-Ndërsa do bëheshim përsëritës dhe pagallë të shkrimeve të botuara, do vinte një moment që s’do të mbanim mend asgjë.

Muzika shqiptare në letargji! Artistë të pa frymëzuar profesionalisht!

Vera që lamë pas solli një mori këngësh e klipesh. Disa e arritën suksesin e kërkuar, e disa na zhgënjyen deri diku....

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here