Darling.al
No Result
View All Result
  • Login
  • Home
  • Aktualitet
  • Lifestyle
  • Showbizz
  • Kuriozitete
  • Intervista
  • Opinione
  • More
  • Home
  • Aktualitet
  • Lifestyle
  • Showbizz
  • Kuriozitete
  • Intervista
  • Opinione
  • More
No Result
View All Result
Darling.al
No Result
View All Result

Sipërmarrja e Marketingut dhe “Givwayt” e famshme!

04/09/2021
in Kryesore, Lifestyle, Opinione
Sipërmarrja e Marketingut dhe “Givwayt” e famshme!

Fushat ekonomike kanë rëndësinë e tyre për nga financa, investimi, impenjimi, serioziteti, stafi dhe sipërmarrja. Ajo çka po zë një rëndësi të madhe sot dhe e hasim kudo rëndom, në mënyra nga më të ndryshmet dhe më të çuditshmet, është sipërmarrja e marketingut.

Kur Trump ishte i ftuar në një studio televizive dhe u pyet nga gazetari se si do ti investonte në një biznes 100 milion $, ai u përgjigj:- 30 milion për biznesin dhe 70 milion për marketing. E thënë kjo nga një prej biznesmenëve më të fuqishëm siç është Trumpi tregon se sipërmarrja e marketingut është çelësi sekret i një biznesi të suksesshëm. Por një marketing jo i mirë do të çonte në falimentim të një biznesi (sidomos të vogël), pasi nëse investimi dhe fitimi i biznesit do të përqëndrohej në marketing dhe kjo gjë nuk do të sillte benefite atëherë biznesi do të ishte në kolaps.

Lexo Gjithashtu

‘Para dhe pas kredisë’, Juli poston foton ‘trendy’!
Megi Pojani, zyrtarisht me pushime!

Ndaj çdo hap duhet të jetë i mirëmenduar dhe i sigurt. Zhurmë të madhe po bën sipërmarrja e marketingunt në fushën e biznesit duke lëvizur dhe përdorur çdo gur të mumdshëm si media, interneti, influencuesit etj.

A keni dëgjuar për “givway” dhe a keni marrë ndonjëherë pjesë?! Givway është metoda më e re të bërit para shpejt, si biçim llotarie. Një personazh i njohur publik fton bizneset që duan të rrisin numrin e ndjekësve në instagram, ti japin një shumë të caktuar e kështu ai/ ajo vë “në lojë” disa dhurata dhe përzgjedh disa fitues të cilët duhet patjetër të ndjekin rregullat e lojës. Ky lloj marketingu nuk është fitimprurës për biznesin, pasi të tjerët i ndjekin për hir të rregullave dhe në përfundim të lojës “do ta braktisin”. Pra givway është një mënyrë e lehtë për të bërë para, për atë që e organizon lojën, personazhin e njohur publik. Që një biznes të jetë i suksesshëm nuk duhet të ketë shumë ndjekës në rrjetet sociale, por duhet të ketë një “produkt” të mirë dhe marketing të besueshëm.

Si ta bëjmë një marketing të besueshëm?!Testimi dhe prova e produktit në masë do të ishte një qasje e mirë. Nëse ju keni një kozmetikë, testojini parfumet rrugëve të qytetit, kështu do të ngjallni kureshtje tek qytetarët. Teksa ju mundësoni testimin e parfumit falas, i jepni dhe broshurën me të dhënat e vendodhjes së biznesit tuaj. Nëse ju keni një bar-kafe, atëherë në disa orare të caktuara mund të jepni oferta të veçanta dhe ngacmuese, si psh nëse dikush sjell në biznesin tuaj një grup miqsh ai person nuk do të paguajë. Kjo e nxit konsumatorin të sjellë sa më shumë miq dhe gjasat që të jetë klient i juaj i rregullt janë shumë të mëdha.Pastaj media dhe rrjetet sociale kanë hapësirën e tyre ditët e sotme.

Mos ja besoni marketingun e biznesit tuaj asnjë influenceri, ju me stafin tuaj duhet të realizoni gjithçka, fundja ju e jepni shërbimin. Nëse keni dëshirë që të jeni pjesë e hapësirave publicitare atëherë realizoni një video me ngjyra, me jetë, me energji pozitive dhe duke qenë vetvetja. Sigurohuni që të shpjegoni qartë dhe shkurt të dhënat kryesore të biznesit tuaj dhe zgjidhni një moto që ju përfaqëson. Do të keni sukses dhe nëse jo më mirë të jetë dështimi juaj se sa i dikujt tjetër. Në mënyrën më absolute mos përdorni vajzat e bukura për reklamimin e biznesit tuaj, për një konsumator të ditur kjo është një mënyrë injorante dhe tregon se cilësia e produktit është e dobët, ju kërkoni ti jepni rëndësi me anë të sensualitetit dhe erotizmit të vajzave. Kjo është totalisht e pa drejtë dhe aspak serioze!

Ajo çka ne doim të nxirrnim në përfundim të gjithçkaje të shkruar më lart është se nuk jemi dakord me ata personazhë apo biznesmenë publikë të cilët shprehen se nuk ka marketing të mirë apo marketing të keq, ka thjesht marketing dhe në të dyja rastet është në të mirë të biznesit. Absolutisht jo!

Marketingu i keq do të sillte falimentimim e biznesit si dhe denigrimin e figurës së stafit. Nëse duam ta edukojmë konsumatorin dhe ta orientojmë drejtë produktit cilësor atëherë veç kualitetetit duhet të ofrojmë edhe një marketing të mirëfilltë, të testuar dhe të besueshëm. Kurrsesi nuk duhet të përdorim skandalet për arsye që të përmendet biznesi jonë. Përkundrazi, duhet të shpërblehet mundi dhe investimi. Ndaj në çdo rast vlen marketingu i mirë. Sipërmarrja e marketingut është e vështirë, fatale nëse nuk trajtohet siç duhet. Ndaj e përmendim dhe e sjellim si një ndër kryesoret në fushën ekonomike duke qenë se bota po priret gjithmonë e më shumë drejtë teknologjisë dhe kontaktit virtual.

Ndonëse kolapsi në të cilën ndodhemi si pasojë e Covid-19 ka ndikuar në uljen e xhirove të shumë bizneseve për muaj me radhë, po lulëzon bota farmaceutike pa i kushtuar rëndësi të madhe sipërmarrjes së marketingut. Pra, produktet shëndetësore dhe higjenike “vetë-shiten” si shkak i rëndësisë së gjendjes. Gjithashtu dhe produkteve ushqimore të konsumit të gjërë, nuk ju dedikohet një hapësirë e veçantë marketingu pasi janë konsum i domosdoshëm dhe i rëndësishëm. Me këtë tregojmë se jo gjithmonë është e nevojshme sipërmarrja e marketingut. Bizneset duhet të kenë patjetër pjesë të stafit agjentë shitjesh të mirëfilltë të cilët duhet të studiojnë terrenin dhe të hedhin hapa të sigurtë për biznesin. Gjithçka është çështje dijesh, pasioni dhe eksperienca pune.

Një fakt është i sigurtë që mediat dhe modelët po fitojnë shumë para nga sipërmarrja e marketingut, shpresojmë që ne konsumatorëve të na mbetet cilësia dhe shërbimi i mirë.

Darling.al

Tags: ekonomiamaretinguopinion

Të Lidhura

‘Para dhe pas kredisë’, Juli poston foton ‘trendy’!
Kryesore

‘Para dhe pas kredisë’, Juli poston foton ‘trendy’!

11/06/2024
Megi Pojani, zyrtarisht me pushime!
Kryesore

Megi Pojani, zyrtarisht me pushime!

11/06/2024
Ju prezantojmë me flokët natyralë të Rihanna-s!
Kryesore

Ju prezantojmë me flokët natyralë të Rihanna-s!

10/06/2024
Ronela Hajati vë në siklet Afronën: Kur do e transmetosh podcastin para meje?
Intervista

Ronela Hajati vë në siklet Afronën: Kur do e transmetosh podcastin para meje?

10/06/2024
Ray J flet për videon erotike të Kim Kardashian!
Histori Personale

Ray J flet për videon erotike të Kim Kardashian!

10/06/2024
U përfol për ndryshim drastik në peshë, Genta Ismajli mahnit me postimin e fundit!
Histori Personale

U përfol për ndryshim drastik në peshë, Genta Ismajli mahnit me postimin e fundit!

09/06/2024
Next Post
Pak për Nënë Terezën dhe veprat e saj!

Pak për Nënë Terezën dhe veprat e saj!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

‘Para dhe pas kredisë’, Juli poston foton ‘trendy’!

‘Para dhe pas kredisë’, Juli poston foton ‘trendy’!

11/06/2024
Megi Pojani, zyrtarisht me pushime!

Megi Pojani, zyrtarisht me pushime!

11/06/2024
Ju prezantojmë me flokët natyralë të Rihanna-s!

Ju prezantojmë me flokët natyralë të Rihanna-s!

10/06/2024
Ronela Hajati vë në siklet Afronën: Kur do e transmetosh podcastin para meje?

Ronela Hajati vë në siklet Afronën: Kur do e transmetosh podcastin para meje?

10/06/2024
Ray J flet për videon erotike të Kim Kardashian!

Ray J flet për videon erotike të Kim Kardashian!

10/06/2024

Rreth Nesh

Lajmet më të fundit të botës së showbizit

Follow us

Kategorite

  • Aktualitet
  • Fashion
  • Histori Personale
  • Intervista
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Opinione
  • Poezi
  • Showbizz
  • Style
  • Të gjitha

Të Fundit

  • ‘Para dhe pas kredisë’, Juli poston foton ‘trendy’!
  • Megi Pojani, zyrtarisht me pushime!
  • Ju prezantojmë me flokët natyralë të Rihanna-s!
  • Ronela Hajati vë në siklet Afronën: Kur do e transmetosh podcastin para meje?
  • Home
  • Aktualitet
  • Lifestyle
  • Showbizz
  • Kuriozitete
  • Intervista
  • Opinione
  • More

© 2024 Darling.al Developed by aplikacione.com | All rights reserved

No Result
View All Result
  • Home
  • Aktualitet
  • Lifestyle
  • Showbizz
  • Kuriozitete
  • Intervista
  • Opinione
  • More

© 2024 Darling.al Developed by aplikacione.com | All rights reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In