Një këndvështrim dhe 10 thënie motivuese për ekonominë!

-Ndërsa do bëheshim përsëritës dhe pagallë të shkrimeve të botuara, do vinte një moment që s’do të mbanim mend asgjë.

Muzika shqiptare në letargji! Artistë të pa frymëzuar profesionalisht!

Vera që lamë pas solli një mori këngësh e klipesh. Disa e arritën suksesin e kërkuar, e disa na zhgënjyen deri diku....

Horoskopi: Parashikimi i yjeve për muajin shtator 2021!

Dashi Përmes shikimit brenda vetes, ju do të arrini ekuilibrin e dëshiruar. Do të jeni më të mprehtë në...

Publikohet sondazhi: Ja kush është kënga hit e verës 2021!

Një sondazh i bërë në rrjetin social “Instagram” nga darling.al_media, ku morën pjesë rreth një mijë votues, nxorri si hitin e verës...

Horoskopi, 2 shtator 2021!

Dashi Jeta në çift do të ecë më së miri këtë të enjte 2 shtator. Nuk do të keni...

Një këndvështrim dhe 10 thënie motivuese për ekonominë!

-Ndërsa do bëheshim përsëritës dhe pagallë të shkrimeve të botuara, do vinte një moment që s’do të mbanim mend asgjë.

Jeta, profesioni, karriera janë praktikë dhe eksperienca, jo fjalë. E përsa i përket një nga hallkave kryesore të funksionimit dhe mirëqenies së botës, duhet të lexosh, shohësh dhe praktikosh shumë.

Në vitin 2021, pikërisht kur bota po priret drejt diversitetit, ekonomia është një bërthamë tek e cila duhet të investohen ide dhe praktika të reja, efikase e bashkëkohore. Ajo çka duam të themi është se njeriu nuk duhet të punojë më për bukën e gojës, por me anë të këtyre praktikave, të dijë të menaxhojë, menaxhohet dhe të përfshijë pasionet e tij. Mendojme se jemi në një pikë ku kemi mundësitë të mos ndahemi më në pronarë e punëtorë, por në bashkëpunëtorë. Kjo do sillte rritje të vetëvlerësimit dhe frytet do të ishin pozitive si për njeriun, sipërmarrjen ashtu edhe ekonominë.

Ekonomia të favorizon të kesh ide, të ndërmarrësh hapa dhe të jesh prodhimtar. Dembelizmi dhe mungesa e vetëbesimit bëjnë që shumë ide novatore të vdesin brenda nesh pa patur mundësinë as të shprehen e jo më të vihen në praktikë. Një pikë tjetër shqetësuese është prioriteti që i japim njerëzve të kamur dhe me influencë duke lënë në hije fatkeqët e lexuar e të talentuar, por të ndrojtur dhe pa ndikim. Fatkeqësia më e madhe është se jemi të vetëdijshëm për këtë fakt dhe përsëri po njejtë vazhdojmë. Vitet e fundit bie shumë në sy mungesa e ideve dhe investimeve të reja, e sipërmarrjeve ndryshe, me dimension dhe praktikë tjetër nga e zakonshmja dhe kjo gjë është shqetësuese. Është shqetësuese për faktin se tregon që kemi të bëjmë me sipërmarrës të pa guximshëm dhe të pa motivuar.

Po i njejti ritëm, po e njejta linjë. Prodhim, marketing, shërbim. Po të njejtat sipërmarrje ndër të cilat më të suksesshme janë ato të shërbimeve jo kualitative. Marketingu i mirë në këtë rast! E ndoshta kjo është një ndër arsyet pse bota po priret drejt internetit dhe virtualitetit. Një gabim tjetër i cili ndikon shumë në mirëqënie dhe mbarëvajtje është fakti se sot gjërat po bëhen për inat të të tjerëve, për të kënaqur egon e për tu ndjerë superiorë. Mbase ajo që po bëjmë nuk është ajo që duam, por thjesht fakti se të tjerët nuk mund ta bëjnë na jep vullnet për ta vazhduar dhe kjo gjë është e dëmshe.

E para se ne nuk po kënaqim veten, por egon dhe e dyta po i marrim mundësinë dikujt që e ka pasion diçka të tillë. Për të mos u larguar nga tema që po trajtojmë, ekonomia, e cila të jep shumë mundësi të shprehësh veten, kërkon ndryshim. Sipërmarrës të motivuar, të guximshëm dhe me vullnet. Që gjithçka të funksionojë siç duhet, kurrsesi nuk mund të jetë në plan të parë fitimi, por mbarvajtja. Një sipërmarrës i suksesshëm është studioz përsa i përket tregut dhe human përsa i përket stafit. Nëse kërkon që i punësuari juaj ta bëjë punën siç doni ju, atëherë lejojeni ta bëjë atë sipas mënyrës që di ai/ajo. Rezultati do të jetë i kënaqshëm për të dyja palët.

Mundësitë janë të shumta, njeriun e udhëheq fuqia për të bërë shumë gjëra njëkohësisht, ndaj nuk duhet kurrsesi ta jetojë jetën duke bërë vetëm një gjë. Duhet të provojë, të humbë, të dështojë, të fitojë. Çdo ditë duhet të jetë një sfidë për të qenë më prodhimtar se dje. Ndaj edhe ekonomisë i duhet dhënë një frymë e re, një dritë jeshile (neon), i duhet besuar njerëzve të rinj e vizionar, të cilët do të sjellin frymë moderne dhe bashkëkohore. Boll më me reklama milionëshe, boll me antireklama. Të promovojmë vlerat dhe kualitetin, risinë dhe ndryshimin. Vetëm kështu do të jemi të kënaqur, do të ndërtojmë një stad jete dhe do të mund ti mbyllim faturat në fund të muajit.….e pastaj mendojme për vendet e varfëra. Për njerëzit që vdesin nga uria çdo ditë dhe them se nuk paskemi përparuar asgjë.

Pra mbi të gjitha të jemi njerëzorë dhe në shekukllin XXI të mos vuajë njeri nga uria. Të bashkohemi si rracë njerëzore dhe të shuajmë urinë në botë, pastaj të vëmë në plan politikat ekonomike të mirëqësies. Fjalët ndonjëherë janë të tepërta, por përpara urisë nuk funksionon truri dhe as gjuha….

Më poshtë ju listoj 10 thënie motivuese nga sipërmarrës të ndryshëm:

Gjithmonë mbani në mend se jeni më të guximshëm se sa besoni, më të fuqishëm se sa dukeni, dhe më të zgjuar se sa mendoni’’. –A.A. MilneE rekomanduaar nga Ken Morgan, pronari i Lift Chair.

Qëndrimi‘’Asgjë nuk mund të ndalojë njeriun me qëndrimin e duhur mendor nga arritja e qëllimit të tij; Asgjë në botë nuk mund të ndihmojë njeriun me qëndrimin e gabuar mendor. –Thomas Jefferson E rekomanduar nga Yaniv Gabay, Kryeshef Ekzekutiv i Country Wine & Spirits.

Vetëbesimi‘’Vetëbesimi nuk vjen nga të pasurit gjithmonë të drejtë por duke mos u frikësuar nga gabimi’’. –Peter T. McIntyreE rekomanduar nga Johnny Carpet i Dallas Flooring Warehouse.

Mësimi‘’Ne shmangim gjërat nga të cilat frikësohemi sepse mendojmë se do të ketë pasoja të tmerrshme nëse ballafaqohemi me to. Por pasojat e vetme të tmerrshme në jetën tonë vijnë nga shmangja e gjërave të cilat duhet të mësojmë ose t’i zbulojmë’’. –Shatki GaëainE rekomanduar nga Keith Bridges, pronare e Safford Trading Company.

Suksesi‘’Njerëzit e suksesshëm kanë frikë, kanë dyshime dhe kanë shqetësime. Por ata nuk lejojnë që këto ndjenja t’i ndalojnë ata’’. – T. Harv EkerE rekomanduar nga Jonathan Hoppe, bashkë-themeluesi i Total Uptime Technologies.

Potenciali‘’Nëse ne do të bënim të gjitha gjërat të cilat jemi të aftë t’i bëjmëë, do të mahnisim veten me kuptimin e plotë të fjalës’’. –Thomas EdisonE rekomanduar nga Mike Shipley, Kryeshefi Ekzekutiv i Your Mortgage.

Veprimi‘’Mosveprimi ngjall dyshimin dhe frikën. Veprimi ngjall vetëbesimin dhe guximin. Nëse dëshironi të mundni frikën, mos u ulni në shtëpi dhe të mendoni për të. Dilni jashtë dhe mundni atë. –Dale Carnegie E rekomanduar nga Patrick Greene, Kryeshefi Ekzekutiv i EssayTëist Inc.

Imagjinata‘’Vetëbesimi është një shprehi e cila mund të fitohet nga të vepruarit sikur tashmë keni vetëbesimin të cilin dëshironi t’a keni’’. –Brian Tracy E rekomanduar nga Ron Spinabella, themeluesi i Vape Supply Club.

Dyshimi‘’Momentin në të cilin dyshoni se a mund të fluturoni, është momenti kur parandaloni përgjithmonë mundësinë për t’a bërë atë’’. –J.M. BarrieE rekomanduar nga Onyabo Monagoe, Zyrtar i Lartë i Teknologjisë në Amazing Condos For Sale.

Pendimet‘’20 vite nga tani, ju do të jeni më të dëshpëruar nga gjërat të cilat nuk i keni bërë se sa nga ato që i keni bërë. Kështu që hiqni litarët. Lundroni larg nga porti i sigurtë. Kërkoni. Ëndërroni. Zbuloni. –Mark TwainE rekomanduar nga Stephen Millen, pronar i My Homework Done.

Darling.al

Sugjerime

Një këndvështrim dhe 10 thënie motivuese për ekonominë!

-Ndërsa do bëheshim përsëritës dhe pagallë të shkrimeve të botuara, do vinte një moment që s’do të mbanim mend asgjë.

Muzika shqiptare në letargji! Artistë të pa frymëzuar profesionalisht!

Vera që lamë pas solli një mori këngësh e klipesh. Disa e arritën suksesin e kërkuar, e disa na zhgënjyen deri diku....

Horoskopi: Parashikimi i yjeve për muajin shtator 2021!

Dashi Përmes shikimit brenda vetes, ju do të arrini ekuilibrin e dëshiruar. Do të jeni më të mprehtë në...

Publikohet sondazhi: Ja kush është kënga hit e verës 2021!

Një sondazh i bërë në rrjetin social “Instagram” nga darling.al_media, ku morën pjesë rreth një mijë votues, nxorri si hitin e verës...

Horoskopi, 2 shtator 2021!

Dashi Jeta në çift do të ecë më së miri këtë të enjte 2 shtator. Nuk do të keni...

Të ndryshme

Një këndvështrim dhe 10 thënie motivuese për ekonominë!

-Ndërsa do bëheshim përsëritës dhe pagallë të shkrimeve të botuara, do vinte një moment që s’do të mbanim mend asgjë.

Muzika shqiptare në letargji! Artistë të pa frymëzuar profesionalisht!

Vera që lamë pas solli një mori këngësh e klipesh. Disa e arritën suksesin e kërkuar, e disa na zhgënjyen deri diku....

Horoskopi: Parashikimi i yjeve për muajin shtator 2021!

Dashi Përmes shikimit brenda vetes, ju do të arrini ekuilibrin e dëshiruar. Do të jeni më të mprehtë në...

Publikohet sondazhi: Ja kush është kënga hit e verës 2021!

Një sondazh i bërë në rrjetin social “Instagram” nga darling.al_media, ku morën pjesë rreth një mijë votues, nxorri si hitin e verës...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here