E prere por edhe misterioze. Një kampione e krenarisë femërore por edhe e vulnerabel. Këto janë dualitetet që dallojnë yllin ndërkombëtar të muzikës pop Ava Max e cila debuton me albumin "Heaven & Hell". "Albumi përfaqëson dritën dhe errësirën, të mirën dhe të keqen, djallin dhe engjëllin që qëndrojnë mbi shpatullat tuaja. Unë flas për dualitetet dhe sfidat me të cilat përballemi çdo ditë. Disa këngë kanë një anë të errët, të tjerat janë më pozitive. ”, shpjegon këngëtarja 26-vjeçare.
Ava zgjodhi të shkonte në Los Anxhelos për të arritur qëllimet e saj dhe shpërtheu në të gjithë botën me "Sweet But Psycho" të cilin New York Times e renditi ndër "54 Këngët më të mira të vitit 2019" ndërsa Rolling Stone e pagëzoi atë si "Një artist që duhet ta njohësh" Ai më vonë mori një nominim në kategorinë "Choice Pop Song" në Teen Choice Awards dhe gjithashtu fitoi çmimin për "Best Push Artist" në 2019 në MTV Europe Music Awards.