Melisa e Për’puthen siç nuk e kishit imagjinuar! (Foto)

Personazhet e “Përputhen” kanë ngjallur mjaft polemika për vërtetësinë, të shkuarën etj. E teksa po ndiqet penalisht rasti...

Ofendime të rënda mes Stresit dhe Einxhël Shkirës!

Ngjarjet e fundit në vend kanë sjellë situata të tensionuara jo vetëm në protestë por edhe në rrjetet sociale, kryesisht nga personazhet...

Çfarë përfitojmë gjatë stinës së vjeshtës?!

Vjeshta veçse cilësohet si pranvera e dimrit, ka edhe benefite të tjera sidomos nga ana shëndetësore. Ushqimet sezonale

Rrethuar nga hipokrizia….!

Rrethuar nga Hipokrizia....! Me njerëz plot rreth meje, fytyra të qeshura, të zymta, të trishtuara, kureshtare...por jo të vërteta. Hipokrizi e gjallë!Kaq...

Kur do të bëhemi realistë dhe ti trajtojmë shqiptarët për atë që janë?!

Të mbyllim universitetet dhe të lëmë hapur shkollat fillore?! Me sa mend???? Një 18-vjeçar është më i ndërgjegjshëm për veten, higjenën, rrezikun...

Më vjen keq për ata që varen nga gjykimi i të tjerëve!

Ndoshta varem edhe unë ndonjëherë? E pse duhet?! Se mos na dhanë ndonjë “dorë” në jetë, mos i patëm mbështetje, apo mos sakrifikuan në rritjen, edukimin tonë?! Jo! Janë thjeshtë disa njerëz të ligj, të pa punë, të cilët nuk kanë asgjë interesante për të bërë me jetën e tyre dhe diskutojnë tonën.

Është një shoqëri me disa rregulla aq të pa kuptimta, të krijuara e ndërtuara pa ndershmëri, imoralitete, po aq sa politikanët që zgjedhin për ti drejtuar. Po, ferri janë të tjerët! Për mënyrën e pa matur që flasin, për sigurinë e të shprehurit teksa komentojnë e thonë budallallëqe.

Ferri janë të tjerët që diskutojnë si një telenovelë mënyrën se si vishesh, si krihesh, si ecën, si flet! Në ferr shkofshi që të gjithë! Gjykimin tuaj nuk e llogaris në jetën time të drejtë e të pastër.

Nuk më bëni dot të keqe se më shihni të krehur bukur, të kujdesem për veten, as kur nuk e ndryshoj drejtimin dhe rrugën time nga fjalët tuaja negative. Nuk bëhem e përdalë pse jam me nxitim për të shkuar diku, kam oraret e mia, kam shumë miq, ose pse Zoti më ka falur hire të bukura.Nuk jam unë provukuese, jeni ju të cekët!

Ju që lejoni t’ju ofendohen nënat, motrat, shoqet, kushurirat, e çdo vajzë tjetër mbi këtë tokë. Jeni ju anti feministët që mendoni se të jesh feminist/e do të thotë që vajzat e gratë të bëjnë çfarë të duan e si të duan. Por jo “të dashurit e mi”, keni mungesë të theksuar informacioni. Feminist/e mbi të gjitha të bën respekti për vajzat dhe të drejtat e tyre.

Andaj keni qëndruar në vend numëro, se jeni të zënë duke gjykuar veprimet, mënyrën se si tjerët e jetojnë jetën. Është jeta jonë dreqi e mori, gabimet tona, pasoja që i heqim ne mbi supe. Pse dreqin bën rolin e Shakohoxhës dhe Olti Currit për jetën time?!

Më hiqeni si të emancipuar, kur ju nuk e njihni fjalën emancipim dhe as nuk e marr mundimin tua shpjegoj, pasi përsëri ju do të dëgjoni e kuptoni atë që doni të dëgjoni e kuptoni.Ju jeni ferri dhe llumi i shoqërisë sonë.Prej jush vajzat kanë frikë të ndërmarrin “hapa”. Ju mungon vetëbesimi, guximi, kurajo dhe prej jush nuk e njohin privatësinë, të drejtën e të qenurit e pavarur.

E përsëri, po ju, me fjalët dhe “parimet” tuaja antinjerëzore, ndikoni që qindra vajza të përfundojnë në shërbëtore e skllave të bashkëshortëve prototipë, të edukuar po nga ju, me idenë që gruaja duhet të shtypet, të nëpërkëmbet. Nuk dini ndryshe!

Kështu kanë bërë me ju dhe ndaj e lejoni të vazhdojë një ferr i tillë.Ju jeni ferri i vërtetë, që e keqja dhe ligësia e shpirtit ju depërton në fytyrë dhe ngjani aq shëmtuar e të pështirë sa nuk e keni idenë!

Unë dhe jeta ime nuk varemi prej jush dhe nuk më bëni dot pis me vrerin dhe helmin e zemrës suaj. Shoqëri jo humane, nuk dua të përfaqësohem nga individë të tillë!


E.D/Darling.al

Sugjerime

Melisa e Për’puthen siç nuk e kishit imagjinuar! (Foto)

Personazhet e “Përputhen” kanë ngjallur mjaft polemika për vërtetësinë, të shkuarën etj. E teksa po ndiqet penalisht rasti...

Ofendime të rënda mes Stresit dhe Einxhël Shkirës!

Ngjarjet e fundit në vend kanë sjellë situata të tensionuara jo vetëm në protestë por edhe në rrjetet sociale, kryesisht nga personazhet...

Çfarë përfitojmë gjatë stinës së vjeshtës?!

Vjeshta veçse cilësohet si pranvera e dimrit, ka edhe benefite të tjera sidomos nga ana shëndetësore. Ushqimet sezonale

Rrethuar nga hipokrizia….!

Rrethuar nga Hipokrizia....! Me njerëz plot rreth meje, fytyra të qeshura, të zymta, të trishtuara, kureshtare...por jo të vërteta. Hipokrizi e gjallë!Kaq...

Kur do të bëhemi realistë dhe ti trajtojmë shqiptarët për atë që janë?!

Të mbyllim universitetet dhe të lëmë hapur shkollat fillore?! Me sa mend???? Një 18-vjeçar është më i ndërgjegjshëm për veten, higjenën, rrezikun...

Të ndryshme

Melisa e Për’puthen siç nuk e kishit imagjinuar! (Foto)

Personazhet e “Përputhen” kanë ngjallur mjaft polemika për vërtetësinë, të shkuarën etj. E teksa po ndiqet penalisht rasti...

Ofendime të rënda mes Stresit dhe Einxhël Shkirës!

Ngjarjet e fundit në vend kanë sjellë situata të tensionuara jo vetëm në protestë por edhe në rrjetet sociale, kryesisht nga personazhet...

Çfarë përfitojmë gjatë stinës së vjeshtës?!

Vjeshta veçse cilësohet si pranvera e dimrit, ka edhe benefite të tjera sidomos nga ana shëndetësore. Ushqimet sezonale

Rrethuar nga hipokrizia….!

Rrethuar nga Hipokrizia....! Me njerëz plot rreth meje, fytyra të qeshura, të zymta, të trishtuara, kureshtare...por jo të vërteta. Hipokrizi e gjallë!Kaq...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here