Semi Jaupaj është vajza që trazoi ujrat në Big Brother Vip, për marrëdhënien e afërt që ka treguar me Donaldin.
Donaldi është ish partneri i mikes së ngushtë të Semit, Bora Zemanit. Publiku dyshon se mes tyre ka diçka më tepër se shoqëri. Kjo mbetet për tu parë në vazhdim.
Duke qenë se banorët janë personazhë publikë dhe janë 24 orë të monitoruar, bën që të flasin për jetën jashtë. Një ndër to ka qenë Semi Jaupaj e cila foli për marrëdhënien me kantautorin Bojken Lako. Një marrëdhënie e cila ka zgjatur rreth 10 vite.
Por shqetësuese ishte fakti se Semi tregoi se kishte qenë vetëm 17 vjeçe kur ishte lidhur me Bojkenin 34 vjeç. A është e ligjshme kjo? A është normale? Vetë Semi e ka treguar njohjen si diçka normale dhe nuk i ka dhënë aspak rëndësi faktit që ajo ishte minorene.
Darling.al