Ritvana ka braktisur emisionin Për’puthen.
Vajza e cila u dallua menjëherë për intelektin e saj pati diskutime të vazhdueshme në studio. Ajo është akuzuar shpesh se ka thyer rregullat në program, gjë që e ka pranuar për hir të djalit që pëlqen, Argjendit. Ndonëse dje po transmetohej takimi i saj me Artanin, djalin e ri me të cilin pati edhe një 4-minutësh, vëmendja u kalua te Argjendi.
Një tjetër konkuret, Jurgeni akuzoi Ritvanën që një dirë më parë ishte takuar me Argjendin. Ajo e pranoi se diçka e tillë kishte ndodhur për shkak të një ftese të përbashkët. Ftesa kishte ardhur nga Antonela, duke qenë se kishte organizuar një festë të vogël. Po po, nga Antonela Berishaj, ish konkurentja. Edhe ne këtë thamë. Prap Antonela?!
Nga e gjithë kjo situatë, më ashpër reagoi opinionisti Arjon Konomi, i cili denigroi deri diku figurën e Ritvanës. Me tone të larta ai u shpreh se ajo nuk do të bëhet kurrë deputete në parlamentin europian dhe e akuzoi se kishte gënjyer për këtë fakt. Ritvana i ka përballuar me qetësi të gjitha këto akuza, duke zgjedhur të largohet nga emisioni. Sigurisht që nga pas e ka ndjekur Argjendi i cili është përpjekur ta qetësojë duke i thënë që nuk ka bërë asnjë faj. Nuk ka mjaftuar e gjitha që ajo të rikthehet.
Të shohim se ç’do të ndodhë në ditët në vazhdim.
Darling.al