Në një story të publikuar, Mevlani ka bërë një shkrim jo të zakonshëm.
Krahas fotos së tij, ai ka shkruar “t’honksha nishanin”. Kjo gjë nuk ka ardhur për arsye se vërtetë ai e ka një nishan në faqe, por për faktin se i kujton dikë. Në një nga takimet e zhvilluara kur ishte në program, Antonela e pyet nëse dikush i ka thënë ndonjëherë t’honksha nishanin dhe ai thotë jo. Pra Antonela ishte e para që ja tha.
Ndonëse njohja e tyre nuk zgjati për shkak të Ledjanës, ata i ruajtën marrëdhëniet edhe jashtë emisionit duke deklaruar se janë thjeshtë miq. Pak kohë më parë ata hoqën njëri-tjetrin nga follow-ersat dhe Antonela reagoi ashpër duke e konsideruar si një nga mashtruesit më të mëdhenj të historisë.
Me storyn e fundit është Mevlani që përpiqet “të ulë gjakrat” duke kujtuar kështu një nga takimet më të bukura që kanë realizuar, si për ta zbutur pak Antonelën.
Ajo akoma nuk ka reaguar.
Darling.al