Janë zhvilluar 2 takime mes Alvisës dhe Brunos.
Duhet thënë se ky i fundit ishte më romantik, ku nuk munguan as ngacmimet. Ironia e djalit me sy të shkruar është thumbuese për shumë nga konkurentët, sidomos për ish të dashurin e Alvisës. Ata u përfshinë në diskutime, por fatmirësisht nuk i kaluan limitet e debatit.
Bruno gatoi për Alvisën. Duket se konkurentët ndihen mirë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Por ne kemi një pyetje. Mos njihen më përpara ata të dy. Këtë pyetje e bëjmë për shkak se Alvisa dhe Bruno kanë qenë pjesë e “Xing me Ermalin”. Të mos jenë parë a takuar ndonjëherë?!
Darling.al