Andi Artani ishte një nga djemtë më terheqës të sezonit të kaluar.
Djali nga Kosova, tërhoqi vëmendje me fizikun dhe tiparet e tij. Brënda pak kohësh ai arriti të fitonte shumë ndjekës, kryesisht vajza. Edhe pas përfundimit të emisionit, Andi nuk u shkëput nga televizioni. Atë e pamë në rolin e moderatorit dhe me thënë të drejtën na pëlqeu.
Andi është aktiv edhe në rrjetet sociale, ku shpesh bën postime pikante me nota humori. Së fundmi ish konkurenti ka postuar një foto të moshës 11-vjeçare duke e konsideruar veten “Don Zhuan” që atëherë. Këtë shkrim e kishte bërë për arsye se afër ka patur dy vajza.
Simpatik dhe me stilin e “Eminemit”, mund të themi që nga fotoja dallohet se do të kishte sukses në jetë. Je një ti more Andi!
Darling.al