Para pak minutash është publikuar në çdo platformë dixhitale projekti “Pandemia”, nga Gjesti.
Një këngë ritmike, e cila mund të themi se të luan vendit, e solli edhe Gjestin ndryshe. Me një paruke lejla në kokë, djali me lëvizjet e veçanta bëri dhe rolin e vajzës në klip. Projekt adoleshent, me kukulla dhe pizhame, na riktheu pas në kohë, në ato flirtet, pëlqimet e para.
Sigurisht që lëvizjet e Gjestit janë karakteristike dhe tashmë identifikuese të tij. Kënga deri tani është pritur mjaft mirë dhe pa dyshim do të jetë një antivirus i kësaj periudhe të vështirë.
Darling.al