Në ‘Radio Televizionin Shqiptar’ po mbahet ‘Fest 63, festivali i këngës ku fituesi i të cilit do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2025.
Juria profesionale e Fest 63 ka bërë përzgjedhjen e 15 këngëve finaliste, të cilat kalojnë në natën finale të Festivalit të Këngës. Në garë ishin 30 konkurrentë, të cilët jo vetëm dhuruan spektakël dhe interpretime të mrekullueshme të këngëve që interpretuan, por edhe shënuan një hap të ri cilësor për muzikën shqiptare.
Në natën finale kaluan 15 këngëtarë, të cilët do të mbartin edhe sfidën e një gare të fortë mes tyre për të marrë trofeun e këngës fituese të Fest 63.
Jet- Gjallë
Kejsi Jazxhi – Kur bota hesht
Vesa Smolica – Lutem
Stine – E kishim nis
Djemë e detit – Larg
Nita Latifi – Zemrës
Gjergj Kaçinari – Larg jetës pa ty
Orgesa Zaimi – I parë
Ardit Çuni – Amane
Algert Sala – Bosh
Shkodra Elektronike – Zjerm
Lorenc Hasrama – Frymë
Elvana Gjata – Karnaval
Mal – Antihero
Alis – Mjegull