Dhjetori është muaji festiv i cili dhuron një atmosferë ndriçuese.
Me pesë dhjetor, Tirana pritet të ndezë dritat e festave të fundvitit. Një kryeqytet i cili nuk do të ‘flërë’ as natën, do t’ju dhurojë mundësi të pafundme argëtimi. Rrugët e ndriçuara, sheshi, ambjentet e ngrohta, janë disa nga aktivitetit që mund t’i realizoni në Tiranë.
Gjithashtu mund të dekoroni shtëpinë tuaj. Bëjeni ambjentin tuaj intim, sa më të ngrohtë dhe familjarë.
Gatuani ëmbëlsira. E dimë, nuk duhet të shtojmë në peshë por ndonjëherë rregulla të tilla janë bërë ‘për tu thyer’.
Provoni të realizoni çokollatën e Dubait dhe ndajeni recetën me të afërmit dhe miqtë.
Shikoni filma me natyre festive, dëgjoni muzikë. Kaloni kohë me njerëzit tuaj të zemrës, dhuroni diçka.
Dhjetori ka pafundësi mundësish.
Darling.al